Raporti i DASH për Kosovën, pa përmirësime të prekshme!

Politika

Raporti i DASH për Kosovën, pa përmirësime të prekshme!

Nga: A.M. Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:46
Departamenti amerikan i Shtetit

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2020.

Pjesë e këtij raporti është përfshi edhe shteti i Kosova.

Sipas këtij, raportit Kosova ka probleme të shumta, duke filluar me krimin, korrupsionin, mosndëshkimi në qeveri, etij...

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar të gjetura e raportit të Departamentit Amerikanë.

“Edhe raporti i fundit i DASH për Kosovën, vë në spikamë problemet, ngecjet dhe të gjeturat e specifikuara në shumë fusha, ku fenomeni i krimit të organizuar dhe i korrupsionit në njërën anë, si dhe pandeshkushmeria në anën tjetër, si pasojë e një sistemi të dobët të drejtësisë, janë në epiqendër të këtij fokusi. Korrupsioni i zyrtarëve publik dhe pandëshkueshmeria si pasojë e një sistemi të ngulfatur të drejtësisë, ku instancat e këtij sistemi që nga Prokuroria dhe shkallet e gjyqësorit janë dhe konsiderohen të kapura nga politika, dhe për pasojë, edhe luftimi dhe ndëshkimi i këtij fenomeni është i zbehtë, për të mos thënë kurrfarë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai potencoi se të inkriminuarit janë të akomoduar në sektorin publik, në institucione, në qeveri dhe në opozitë.

 

“Të inkriminuarit janë të akomoduar në sektorin publik, në institucione, në qeveri dhe në opozitë, por që ndikimi i tyre i fuqishëm, i bënë të pakapshëm dhe të pa dënueshëm nga drejtësia, e cila përmes gjyqësorit amortizon veprat korruptive duke i shtyrë dhe parashkruar në kohë, ose duke marr vendime nën-minimaliste për veprën. Liria e mediave të shkruara dhe vizive, edhe këtë vit, le shumë për të dëshiruar, për faktin se pronaret e shtëpive dhe studiove televizive ndërhyjnë në politikat redaksionale duke mbështet qeverinë ose parti të caktuara politike në dëmë  të vërtetës, interesit publik dhe shtetëror, përveç në raste të veçanta kur disa media të pavarura i'a dalin të artikulojnë problemet dhe shqetësimet reale të shtetit dhe shoqërisë. Dhuna seksuale dhe ajo në familje dhe mos ndëshkimi si pasojë e stigmatizimit shoqëror, është një shqetësim në vete në shoqërinë kosovare, i cili e përcjellë vendin prej viti në vit...! Të drejtat e pakicave dhe në veçanti të atyre jo-serbe, vihen në dukje edhe në këtë raport, për çfarë nuk shënohet ndonjë përparim inkurajues përkundër zotimeve të institucioneve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për një gjë të tillë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Bajraj ka shtuar se mungesa e investimeve të jashtme, si pasojë e integrimeve të munguara rajonale dhe e fondeve që burojnë nga statusi i integrimeve, dhe klima e disfavorshme e krijuar nga korrupsioni i lartë dhe pasiguria e investitorëve, kanë dëmtuar zhvillimin ekonomik dhe progresin e gjithmbarshëm të vendit.

Ai ka cekur se në këtë raport flitet edhe për iniciativën e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për për zhbërjen e Gjykatës Speciale

 

“Në këtë raport të DASH, theksohet edhe iniciativa e ish presidentit Thaçi për zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe tendenca e OVL dhe disa organizatave tjera të shoqërisë civile, për ta dëmtuar punën dhe imazhin e Tribunalit të Hagës , përkatësisht të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Bajraj ka thënë se është i nevojshëm një veting në Drejtësi, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ndihmonte pastrimin e këtij sistemi nga kapësit

“Qeveria Kurti II, erdhi në pushtet me njërin nga sloganet kryesore ; luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një veting në Drejtësi, do të ndihmonte pastrimin e këtij sistemi nga kapësit dhe do t'i hapte rrugë ligjore luftës kundër këtij fenomeni, i cili është shndërruar në kancer të shoqërisë dhe shtetit, i cili ngulfatë ecjen progresive të vendit në proceset integruese dhe zhvillimore.

Nxjerrja para Drejtësisë dhe ndëshkimi i krimit dhe i autorëve të krimeve nga gjyqësori, do të ishte njeri nga sukseset fillestare të një Sistemi të pavarur të Drejtësisë, i cili do realizohej pas procesit të suksesshëm të Vetingut, i cili konsiderohet imediat dhe i pa alternativë.

Kosova, nuk mund të shënoj progres, duke mos përmirësuar imazhin, klimën e investimeve të huaja dhe duke vendnumëruar, zaten ; ç`kapja e shtetit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, janë leva që duhet t'i përdorë pushteti i ri, përkatësisht, Qeveria Kurti II, për të provuar seriozitetin e qeverisjes dhe shtetit të Kosoves në proceset zhvillimore dhe integruese të vendit, në BE, në NATO dhe në mekanizma dhe organizata tjera ndërkombëtare deri në OKB.

Investimi i besimet qytetar në Qeverinë Kurti II, duhet të provohet dhe realizohet në këtë mandat qeverisës”, ka përfunduar Bajraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat