Frika e Ramës nga prezenca politike e Kurtit në Shqipëri

Politika

Frika e Ramës nga prezenca politike e Kurtit në Shqipëri

Nga: M.H. Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:51
Edi Rama dhe Albin Kurti

Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 25 prill dhe natyrisht fushtatat nga partitë politike nuk po kanë të ndalur.

Secila parti në një mënyrë apo tjetër po mundohen të bindin elektoratin e tyre për të i vënë votën, shkruan “Bota sot”.

Kësaj radhe kandidatë për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë janë tre emra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidimi i tyre ka bërë që përkrahja e Kurtit të mos mungoj, mirëpo e njejta po kritikohet me pretekstin që Kurti po ndërhynë në punët e brendshme në Shqipëri.

Në lidhje me këto kritika ka folur për “Bota sot”, profesori universitar, Enver Bytyçi, i cili u shpreh që qytetarët e Kosovës mirëpo edhe Kurti ka të drejtë të jap mbështetjen e tij për kandidatët në Shqipëri.

Gjithashtu profesori shton se është kundër që të formohen degë të partive të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas mirëpo që kandidatët që po përkrahë Kurti janë tre kandidatë të pavarur, thjesht bëjnë pjesë në një organizatë me statusin e OJQ-ve me emrin Lëvizja Vetëvendosje, me të njëjtin emër si partia e zotit Kurti.

“Sa herë që Shqipëria ka zgjedhje, sidomos zgjedhje parlamentare, Kosova dhe qytetarët e saj kanë të drejtën e zotit që shpirtërisht të bëhen pjesë e tyre, të shfaqin mendimet e tyre dhe madje edhe të mbajnë anë, pavarësisht se ata nuk janë ose nuk mund të jenë anëtarë të njërës ose tjetrës parti politike. E njëjta gjë ndodh e duhet të ndodh edhe në Shqipëri. Ajo ka të drejtë të jetojë e përjetojë me shpirt ngjarjet politike në Kosovë. Në këtë rast nuk bën përjashtim as Albin Kurti edhe pse kryeministër i Kosovës. Nuk bën përjashtim askush ndër politikanët ose elita akademike dhe intelektuale e saj. Unë nuk pajtohem me dëshirën e shumë njerëzve që partitë e Shqipërisë të krijojnë degë dhe të kenë anëtarësi në Kosovë dhe anasjelltas që partititë politike në Kosovë të organizojnë degët e tyre në Shqipëri. Në Tiranë është krijuar një organizatë me statusin e OJQ-ve me emrin Lëvizja Vetëvendosje, me të njëjtin emër si partia e zotit Kurti. Kjo organizatë ka në zgjedhjet e 25 prillit tre kandidatë të pavarur. Nuk e di nëse ky është një test i zotit Kurti për të testuar mbështetjen e tij në Shqipëri, apo është iniciativë e drejtuesve të kësaj shoqate për t’u përfaqësuar në zgjedhjet e 25 prillit. Por zyrtarisht tre kandidatët në fjalë janë të pavarur”, u shpreh Kurti.

Më tej, profesori komenton edhe ardhjen e Kurtit në Shqipëri e që sipas tij është vetëm një përkrahje miqëdore dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë rast.

Nga ana tjetër Bytyçi përmend edhe rastin e emrave të njejtë të partive politike, duke filluar nga PDK e cila u krijua me të njejtin emër pas dhjetë viteve që u krijua partia në Shqipëri.

Mirëpo që ky emërtim sipas profesori nga PDK është parë si provokim nga ana e PDSH-së mirëpo që nuk kanë pasur asgjë të përbashkët mes tyre.

Image
Enver Bytyçi

“Ndërsa ardhjen e zotit Kurti e mbështetjen që ai u dha para disa javësh këtyre tre kandidatëve e shoh si një përkrahje për miqtë e tij. Nëse kjo organizatë e regjistruar në Tiranë krijohet me të njëjtin emër si edhe Vetëvendosja e Kosovës, por pa marrë karakterin e një parti pan-shqiptare, këtë e shoh si një normalitet. Në fund të fundit në Shqipëri ekziston Partia Demokratike dhe në Kosovë dhjetë vite me vonë u krijua një parti me të njëjtin emër. Ky emërtim asokohe ishte provokativ, sepse PDK nuk ka asgjë të përbashkët me PDSH-në”, tha Bytyçi.

Tutje profesori përmend ndryshimet që kanë pasur PDSH-ja dhe PDK-ja në atë kohë, e që sipas tij është përsëritur historia pasiqë për krijimin e partisë së Thaçit në Prishtinë shkuan si të deleguar të Partisë Socialiste e të Fatos Nanos disa emra të njohur të së majtës shqiptare. Në krye të këtij grupi ishte Fatmir Xhafa. Këta e krijuan Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa për Ramën, ai shton se sahere ka pasur zgjedhje në Ksovoë ka ardhur të përkrahë Thaçin dhe që edhe kjo mund të quhet ndërhyje bizantinësh në procesin elektroal.

“Për krijimin e partisë së Thaçit në Prishtinë shkuan si të deleguar të Partisë Socialiste e të Fatos Nanos disa emra të njohur të së majtës shqiptare. Në krye të këtij grupi ishte Fatmir Xhafa. Këta e krijuan Partinë Demokratike të Kosovës. Po përsëritej historia. Partia Socialiste (komuniste) ishte themeluar nga të dërguarit e Titos, Miladin Popoviç dhe Velimir Stojnic, në vititn 1941, në vitin 1999-2000 ishin të dërguarit e partisë së formuar nga Tito që themeluan dhe organizuan Partinë Demokratike të Kosovës! Kjo ka bërë që Edi Rama sa herë ka patur zgjedhje elektorale në Kosovë të shtrohet në dreka e darka në Gjakovë, Prizren e Prishtinë me kryetarin de facto të PDK-së, Hashim Thaçin. Dhe në vitin 1017 ka marrë prej Thaçit një ndihmë financiare të majme. Kjo është ndërhyrje bizantinësh në procesin elektoral. Nuk është ajo që dikush, qoftë dhe Albin Kurti, mban fjalime pro një force politike. Edhe pse me histori ndërhyrjesh të pafund në Kosovë, Rama akuzoi kryeministrin e Kosovës se “ndërhyn në zgjedhjet në Shqipëri” dhe thotë se “unë nuk ndërhyj në zgjedhjet në Kosovë”, thekson profesori.

Ndër të tjera, Bytyçi thotë se Rama kritikon Kurtin pse “mbështeti” tre kandidatë të pavarur në Shqipëri, por atij duhet t’ia kujtojmë cdo ditë se ai u bë palë me Aleksandër Vuçiç kundër Kosovës edhe duhet të ia kujtojmë samitin e Berlinit të 29 prillit 2019 dhe do të kujtojmë se sa entuziast ishte Edi Rama me hartën e ndarjes së Kosoëvs në tavolinë.

“Duket se kryeministri i Shqipërisë është shumë rëndë, aq sa beson se shqiptarët i ka lënë kujtesa dhe nuk janë të aftë të rikujtojnë se Rama jo vetëm ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës në favour të Hashim Thaçit, por ka bërë presion ndaj politikës së Kosovës që të pranojnë projektet serbe kundër saj, si ndryshimin e kufijve e ndarjen e vendit, ashtu dhe minishengenin etj. Edi Rama kritikon Albin Kurtin pse “mbështeti” tre kandidatë të pavarur në Shqipëri, por atij duhet t’ia kujtojmë cdo ditë se ai u bë palë me Aleksandër Vuçiç kundër Kosovës, jo vetëm në hije të veprimtarisë së tij, por edhe në samitet ndërkombëtare. Ta kujtojmë samitin e Berlinit të 29 prillit 2019 dhe do të kujtojmë se sa entuziast ishte Edi Rama me hartën e ndarjes së Kosoëvs në tavolinë, sa presion I bëri kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës me Serbinë e kështu me radhë”, potencoi Bytyçi.

Më tej, profesori thotë se nuk është dakord që dikush nga Shqipëria të investohet direkt në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe në të kundërt, por gjithkush në Shqipëri dhe në Kosovë e kanë të drejtën e madje detyrimin që të flasin edhe për fushatën dhe simpatitë e tyre në Shqipëri dhe anasjelltas, në Kosovë.

“Nëse kryeministri i Kosovës mbështeti tre kandidatë preferencialë të tij në zgjedhjet e 25 prillit, Edi Rama ka mbështetur presidentin e Serbisë për tetë vite radhzi në të gjitha inciativat e tij kundër shtetit të Kosovës dhe tërësisë territorial të saj. Janë dy gjëra krejt të ndryshme, me domethënie të jashtëzakonshme. E përsëris, nuk jam dakord që dikush nga Shqipëria të investohet direkt në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe në të kundërt, që dikush nga Kosova të investohet direct në Shqipëri. Por gjithkush në Shqipëri dhe në Kosovë e kanë të drejtën e madje detyrimin që të flasin edhe për fushatën dhe simpatitë e tyre në Shqipëri dhe anasjelltas, në Kosovë”, tha profesori.

Në fund, Bytyçi thotë se Rama duhet dënuar e ndëshkuar politikisht e moralisht e ndoshta edhe penalisht për aktet anti-Kosovë të tij në tetë vite qeverisjeje dhe se për ta dëmtuar Kurtin dhe Osmanin po përdoret vizita e Kurtit në Shqipëri.

“Ndërsa Edi Rama duhet dënuar e ndëshkuar politikisht e moralisht e ndoshta edhe penalisht për aktet anti-Kosovë të tij në tetë vite qeverisjeje, akte të cilat unë I konsideroj si tradhti kombëtare! Ndërkaq shoh se kundër Albin Kurtit e deri diku edhe kundër Vjosa Osmanit po zhvillohet një fushatë denigrimi e paparë. Për këtë po përdoret e keqpërdoret edhe vizita e zotit Kurti në Shqipëri. Kjo është taktikë e goditjes së fuqishme dhe me aksion politik të përqëndruar në disa qendra, nga të dështuarit e Prishtinës të cilët janë në opozitë, nga Lista Srpska, nga udhëheqësit e Beogradit dhe jo pak edhe nga Edi Rama. Eshtë bashkuar e gjithë garda e vjetër, një pjesë e të cilës me të njëjta qëllime si edhe Beogradi, për ta dobësuar imazhin e ndryshimit të madh politik në Kosovë”, nënvizoi Bytyçi për “Bota sot”.po

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat