A do të takohen Kurti – Vuçiq në Bruksel? Mehmeti: Me Kurtin bisedimet e zorshme për Serbinë

Politika

A do të takohen Kurti – Vuçiq në Bruksel? Mehmeti: Me Kurtin bisedimet e zorshme për Serbinë

Nga: A.Z Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:45
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Javën e ardhshme, kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë evropianë.

Po ashtu, atje para Kurtit për vizitë zyrtare pritet të shkojë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë Kurti nuk do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq”, ka thënë Kryeziu.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se dialogu është i domosdoshëm, por nëse ndodh të takohen Kurti dhe Vuçiq, nuk do të pritet përafrim i qëndrimeve.

Mehmeti thekson se sipas Kurtit, bisedimet nuk janë prioritet. Madje, sipas tij, në krye me Kurtin, për Serbinë do të jenë më të vështira bisedimet.

“Akoma nuk dihet se a do të takohet me Vuçiqin, këtë së paku nuk e ka potencuar kryeministri Kurti. Megjithëse, edhe nëse ndodh një gjë e tillë, s’ka ndonjë gjë për t'u habitur. Është e qartë se dialogu, edhe pse i padëshiruar me Serbinë, është i domosdoshëm. Edhe nëse ndodh ky takim nuk pritet ndonjë përafrim të qëndrimeve, palët do të rrinë në pozicionet e tyre, nuk pres të ketë hapa në këtë drejtim. Kurti e ka theksuar se për Kosovën nuk janë prioritet bisedimet, edhe kur të ndodhin këto duhet të jenë me kushtet të cilat janë cekur e që kanë të bëjnë kryesisht me dëmet e luftës. Me Albinin, bisedimet do të jenë më të zorshme për Serbinë”, ka deklaruar Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat