“Autonomi Kosovës së Veriut”, akuza të rënda ndaj Veton Surroit: Ja pse e publikoi dokumentin, kështu po e shantazhon Albin Kurtin

Politika

“Autonomi Kosovës së Veriut”, akuza të rënda ndaj Veton Surroit: Ja pse e publikoi dokumentin, kështu po e shantazhon Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:29
Sipas këtij dokumenti, në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Ditë më parë në media mediat vendore, u raportua që Veton Surroi dhe Blerim Shala janë ftuar nga kryeministri, Albin Kurti që të jenë pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

E pak ditë pas kësaj, mediumi i Veton Surroit publikoi një dokument, i cili sipas tyre, është propozim i Gjermanisë dhe Francës.

Sipas këtij dokumenti, në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Menjëherë Gjermania dhe Franca u distancuan nga ky dokument, duke thënë se ky dokument nuk buron nga këto dy shtete.

Lidhur me publikimin e këtij dokumenti nga mediumi i Veton Surroit, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri.

“Pasi që me zgjedhjen e z. Joe Biden në krye të SHBA-ve, dështimin e Donald Trumpit e Grenellit si dhe arrestimin e kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, përfundimisht edhe Vuçiqi dhe Serbia, u bindën se tanimë ndarja e Kosovës, nuk kishte gjasa të rivendosej serish në tryezën e bisedimeve, frika që Vuçiqi pati edhe për mundësinë e humbjes së zgjedhjeve nga Edvin Kristaq Rama në Shqipëri, dhe mbetjes edhe pa mikun tyxharin kryesor të tokave tona kombëtare, në mesin e shqiptarëve, ai bashkë me Edi Ramën përpiluan një plan të ri për krijimin e Serbisë së madhe, me të ashtuquajturin "non-paper" kinse të prodhuar nga disidenti dhe ish politikani i lartë slloven Janez Jansha”, shprehet Qarri.

Sipas ti, dokumenti i publikuar mund të jetë i rrejshëm dhe për qëllime të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit.

“Kështu që në vazhdën e zhvillimeve më të reja, jo vetëm se u raportua se Veton Surroi është ftuar nga Albin Kurti të jetë pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili sadopak do ta plotësonte mungesën e kuislingut Thaçi, por mediumi i tij e publikoi serish dokumentin për ndryshimin e kufijve në Ballkanin perëndimor, tanimë duke e shitur, jo për prodhim të Janez Janshës, por hiq më pak se sa propozim i Gjermanisë dhe Francës dy shteteve më të fuqishme dhe drejtueseve kryesore të BE-së, fake neës, apo lajme të rrejshme, të porositura më tepër për të shpifur e ekzagjeruar gjërat si dhe mbuluar të vërtetën, për qëllime konfidenciale të Edvin Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit. Në fakt, sa i takon Surroit dhe Shalës, sipas sqarimeve të zëdhënësit të Qeverisë, këtu nuk bëhet fjalë për ekip negociator as ftesë nga Kurti të Blerim Shalës dhe Veton Surroit por për një ekip ekspertësh të paraparë të financohet nga Ambasada e Norvegjisë, në bazë të një memorandumi të nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së re dhe Ambasadës norvegjeze në vendin tonë. Bazuar në këtë marrëveshje në ekipin e ekspertëve për përgatitjen e bisedimeve me Serbinë, është propozuar të angazhohen edhe Veton Surroi e Blerim Shala”, deklaron më tej Gani Qarri.

Ai shton se dokumentet që po qarkullojnë për ndarjen e Kosovës, janë propozime të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit.

“Në fakt, dokumentit në fjalë, që tash e sa ditë po qarkullon me emra dhe autorë të ndryshëm të supozuar, si "non-paper" sipas informatave konfidenciale, përditë e më tepër, po na del si propozim konspirativ i Edvin Kristaq Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, para BE-së dhe SHBA-ve, që në vend të ndarjes së Kosovës, sipas kërkesës publike të kuislingut Hashim Thaçi me 26 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, të ndahet Bosnja e cila edhe ashtu nuk ka mundur të funksionojë asnjëherë si shtet unik dhe as që pritet të ketë pajtim edhe në të ardhmen, ndërmjet serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve në këtë vend, gjë që herët a vonë është e predestinuar të ndahet në tri pjesë”, nënvizon Qarri për “Bota sot”.

“Madje sipas këtij dokumenti, nëse SHBA dhe BE, pajtohen që Serbia ti gllabërojë 51% të Bosnjë Hercegovinës, të cilën e kanë grabitur kriminelët serbët me terror e gjenocid të paparë ndaj boshnjakëve dhe kroatëve, duke krijuar një ngrehinë kanceroze si "Republika srpska" brenda Bosnjës, Aleksandër Vuçiq do të mjaftohej që për serbët në veri të Kosovës, të kenë një status të ngjashëm me atë të Tirolit Jugor, në Itali, sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, ndërsa kisha Ortodokse të merrte “status të privilegjuar”, në mënyrë që pas ratifikimit të kësaj Marrëveshje ligjërisht obliguese, Serbia “ të mos e pengonte më anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e rajonale dhe OKB””, shpjegon më tej analisti Qarri.

Qarri thotë se dokumentin e publikuar, Veton Surroi e ka marr nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Për aq më tepër me diktimin e Edvin Kristaq Ramës, të cilin Surroi duhet ta ketë marrë para disa ditësh, kur i bëri një vizitë Tiranës, kinse i ftuar si panelist në një televizion atje, me tu kthyer në Prishtinë, për të kamufluar kronologjinë e zhvillimeve prapa perdes, ai zgjodhi pikërisht momentin e votimeve në Shqipëri, në mënyrë që mediumi i Veton Surroit, ta ri-publikonte një dokument te tillë, vetëm pak dite pasi u raportua se Surroi ishte ftuar qe te jete pjese e dialogut me Serbinë, duke i ndryshuar edhe autorësinë dokumentit dhe shpallë atë tani si prodhim fantom, francezo-gjerman, gjë që u hodh poshtë menjëherë kategorikisht nga të dy këto vende më të fuqishme të Bashkimit Evropian”, deklaron Gani Qarri,

Dokumentin e publikuar pikërisht nga mediumi i Veton Surroit, analisti Qarri e quan shantazh ndaj Albin Kurtit, në mënyrë që ky i fundit, Surroi ta bëjë pjesë të dialogut me Serbinë.

“Për aq më tepër, ky veprim diletant i Surroit, përveç përpjekjeve për ta promovuar veten si pjesë e ekipit dhe "ekspert" të negociatave, mund të jetë edhe një shantazh i Surroit, drejtuar vet kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së re, që ta pranohej dhe mirëpres në ekipin negociator qoftë edhe vetëm si ekspert, i propozuar nga Ambasada norvegjeze në vendin tonë”, thekson Qarri.

Madje Qarri thotë se Veton Surroi mund të jetë edhe i informuar nga burimet serbe, për çka edhe në të kaluarën ka qenë i përfolur për lidhjet e tij.

“Në anën tjetër aventura më e re e Surroit, mund të jetë edhe një dëshmi shtesë, se vet Surroi është i informuar drejtpërsëdrejti nga burimet serbe, lidhje për të cilat ai edhe në vitet e kaluara, ka qenë shumë herë i përfolur në Kosovë, ndaj dhe ky i ashtuquajtur "dokument", jo vetëm që u publikua pikërisht në mediumin e Surroit, por edhe mu në ditët kur kryeministri Kurti do te takohet me Vuçiqin. si formë e hapur e shantazhi publik, ndaj kryeministrit të vendit”.

“Kështu që ky akt i papritur dhe i mirëkordinuar ndërmjet shumë faktorëve jo dashamirës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, e paralajmëron fort Albin Kurtin dhe Qeverinë e re, se përveç veprimeve të papritura nga jashtë, të Serbisë, të jenë maksimalisht të kujdesshëm edhe nga aktrimet e faktorëve relevant të brendshëm dhe bashkëpunëtorët e këtij shteti ish okupator, në Kosovë, si Surroi, Shala etj”, shprehet Qarri për gazetën “Bota sot”.

Për fund, Qarri deklaron se kryeministri Kurti dhe krerët tjerë institucional të Kosovës duhet të kenë kujdes nga Edi Rama, i cili pritet që edhe në katër vitet e ardhshme të jetë Kryeministër i Shqipërisë.

“Dhe ajo që është vendimtare, të ceket sidomos pas zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, për asnjë moment, nuk duhet qitur në harrës mikun për kokë, të Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramën, i cili duket se me ndihmën e Serbisë dhe të Greqisë, do të jetë edhe për katër vitet e ardhshme në krye të shtetit amë, gjë që duke marrë parasysh dhe ditur mirë lidhjet e tij të forta me Vuçiqin, si dhe qëndrimet gjithnjë e më kontroverse ndaj shtetit tonë të brishtë, i cili propagandonte hapur ndarjen e Kosovës, duhet të ketë shumë kujdes gjithë Kosova dhe udhëheqësit e saj, që të mos jenë të parët, kundërshtarët e pavarësisë dhe shtetit tonë të brishtë, ata që diktojnë fatin dhe të ardhmen e popullit dhe vazhdimësisë së shtetit tonë të ri, por vet qytetarët dhe udhëheqja e legjitimuar e Republikës së Kosovës”, përfundon për ”Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat