BE-së dhe Serbisë i vjen paralajmërimi: Me Albin Kurtin nuk ka lojë, kjo gjë po e dëmton procesin e dialogut

Politika

BE-së dhe Serbisë i vjen paralajmërimi: Me Albin Kurtin nuk ka lojë, kjo gjë po e dëmton procesin e dialogut

Nga: A.Morina Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nxiti debate dhe reagime të mëdha në opinion.

Shumica prej tyre, këtë vendim të Kurtit e vlerësuan si të drejtë dhe të duhur, ndonëse kishte edhe prej atyre mendimeve, zakonisht nga opozita që e kundërshtuan këtë gjë.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Analisti dhe njëherësh anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili e cilësoi shumë normale refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Halili në një prononcim për gazetën “Bota sot” përmendi edhe mungesën e një ftese zyrtare për këtë takim të përfolur, duke lënë të nënkuptohet se nuk është përfillur rruga protokollare e diplomatike.

Image
Analisti dhe njëherësh anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili

“Është krejt normale që kryeministri Kurti të ketë refuzuar takimin në Bruksel, më 11 maj me përfaqësuesin e Lartë te Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pasi që nuk ka një ftesë zyrtare, krejt kjo jep të kuptoj se nuk është përfillur rruga protokollare e diplomatike në nivel të takimit të dy burrë shtetasve të nivelit të njëjtë, Kurti-Vuçiq”, deklaroi ai.

Analisti tha se Kurti veproi në mënyrë të drejtë, duke ua bërë me dije zyrtarëve të Bashkimit Evropian se ne nuk jemi shtet i brishtë dhe nuk i lejojmë mospërfilljet.

“Prandaj me plotë të drejtë refuzimi i takimit të 11 majit nga ana e kryeministrit z.Kurti është i drejtë e parimor, janë mësuar zyrtarët e BE-së të sillen me institucionet tona, gjoja se ne jemi një shtet i brishtë dhe lehtë mund të manipulohemi, por një gjë e tillë tani nuk pi ujë në krye me zotin Kurti, i cili nuk lejon në asnjë mënyrë, të ketë mospërfillje”, nënvizoi ai.

Tutje, Halili tha se ky refuzim i kryeministrit duhet të iu shërben si kritikë, pasi mos respektimi i reciprocitetit të palëve e dëmton rëndë procesin e dialogut.

“Me ketë rast, refuzimi i pjesëmarrjes së z.Kurti do të ju shërben si kritikë që në të ardhmen të ketë kujdes rreth agjendës, sepse këto lëshime dëmtojnë rëndë procesin e dialogut të stërzgjatur, për shkak të mos respektimit të reciprocitetit të palëve në dialog, dhe përfaqësuesve të BE-së”, theksoi ai.

Në fund, analisti Halili potencoi se tani ka perënduar koha kur shtetet e tjera kanë luajtur me fatin e shqiptarëve, pasi tani jemi shtet i pavarur ndërkombëtarisht.

“Bashkimi Evropian edhe sa kohë duhet të sillen me avazin e vjetër, me dikë nënë e me dikë njerkë ?

Tani ka perënduar dielli me luajt me fatin e shqiptarëve, jemi shtet i pranuar ndërkombëtarishit, nga shtetet më të fuqishme të botës dhe mbështesë të politikave ndërkombëtare me partneret me të fuqishëm strategjik në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë në interes të ruajtjes së paqes e stabilitetit ndërkombëtar”, përfundoi analisti dhe njëherësh anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat