LDK- Kurti nuk e pyeti kuvendin për vizitën në Bruksel/ Analisti thotë se e ngatërruan me Thaçin

Politika

LDK- Kurti nuk e pyeti kuvendin për vizitën në Bruksel/ Analisti thotë se e ngatërruan me Thaçin

Nga: A.Z Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:49
Albin Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se Kurti ka shkuar në Bruksel pa e pyetur Kuvendin e Kosovës, dhe do të kthehet nga atje për të raportuar në aty.

“Kurti e ka detyrë kushtetuese që të përfaqësoj vendin jashtë, si dhe e ka detyrë kushtetuese që të merret me bisedimet me Serbinë. Jo Kurti si individ, por si kryeministër”.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kurti nuk e ka për obligim të pyesë kuvendin për vizitat e tij, vetëm nëse takohet me Serbinë atëherë duhet të raportojë për të.

Mehmeti thotë se në këtë rast, Gashi e ka ngatërruar Kurtin me Thaçin, i cili asnjëherë nuk ka raportuar lidhur me takimet e tij me Vuçiçin.

“Duket se Arben Gashi nuk e ka kuptuar si duhet, faktin se kryemisntri Kurti nuk ka shkuar në Bruksel për bisedime me Serbinë, dhe as nuk është takuar me palen serbe. Kështu, që nuk ka pse të pyetë kuvendin për çdo vizitë që kryemisntri bënë në Bruksel apo diku tjetër, kjo nuk ndodh askund. Nëse kryemisntri takohet me Serbinë, atëherë gjërat ndryshojnë dhe duhet të raportojë, por derisa kjo nuk ndodh, dhe në këtë rast nuk ka ndodhur, atëherë nuk ka pse ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ka obligim kushtetues të raportojë në kuvend për çdo vizitë që bën jashtë shtetit. Duket se Arbeni e ka ngatërruar Albinin me Hashimin, i cili sa herë që shkonte në Bruksel është takuar me Vuçiqin, dhe nuk ka raportuar thuaje asnjëherë në kuvend”, ka deklaruar Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat