Gjendja e LDK-së në diasporë e rëndë, veprimtari jep emrat e atyre që e përçanë këtë parti

Politika

Gjendja e LDK-së në diasporë e rëndë, veprimtari jep emrat e atyre që e përçanë këtë parti

Nga: N. H Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:25
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës përkundër se u mundua të mobilizojë degët në Diasporë për zgjedhjet e 14 shkurtit, një gjë e tillë nuk doli të jetë e suksesshme.

Këtë e provoi ish-kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes bisedave virtuale me degët e tyre në Diasporë.

E për gjendjen e këtyre degëve, për gazetën “Bota sot” ka folur Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë dhe e ish-bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj.

Tahiraj është i mendimit se Gjendja e degëve të LDK-së në mërgatë është shumë e keqe, dhe se ajo është reflektim i gjendjes së përgjithshme të LDK-së në Kosovë.

“Klani Mustafa ndikoi përmes emisarëve që të përçahet, të ndahet në grupacione të ndryshme të cilat punonin për klanin e caktuar. Po flas vetëm për degën e LDK-së në Zvicër pasi e njohë mirë. Klani në fjalë arrit që degën e LDK-së në Zvicër, dikur dega më fuqishme në mërgatë ta përçajë, ta margjinalizoj dhe ta sjellë në atë gjendje sa të flas një grup prej 5-6 personave në emër të kësaj dege si kryesi e degës. Kjo Kryesi është më tepër se gjysmake, nuk është legjitime sepse nuk përfaqëson më tepër se gjysmën e nëndegëve dhe anëtarësisë së tyre”, ka thënë Tahiraj.

Madje, ai gjithashtu ka shtuar se treguesi më i mirë që vërteton këtë, është rezultati në zgjedhjet e fundit i cili është më tepër se katastrofal.

Image
Saim Tahiraj

“Shikoni numrin e votave nga Zvicra që kanë tre kandidatë për deputet, të emëruar në mënyrë arbitrare nga klani në fjalë me të ashtuquajturën kryesi gjysmake. Kjo logjikë e udhëheqjes me klane duhet të ndërpritet menjëherë, dhe personat përgjegjës për situatën e krijuar duhet të japin dorëheqje”, tha ai.

Tahiraj ka theksuar se Kryesia të cilën ai e quan gjysmake dhe jolegjitime e degës së LDK-së në Zvicër duhet që sa më parë të jap dorëheqje, dhe të krijohet një grup punues që do t’i përgatit zgjedhjet në të gjitha nivelet.

“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe të fillohet nga reforma dhe prosperiteti. Çdo veprim tjetër kozmetik do jetë zgjatje e krizës dhe thellim i saj. Vendimi i fundit i kësaj Kryesie gjysmake dhe jo legjitime që formohen katër degë të LDK-së në Zvicër është i pavetëdijshëm, kundër statutare, madje do thoja edhe qesharak”, ka deklaruar Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë.

Intervistën ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, Saim Tahiraj, do mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”, në versionin online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat