Kërkesa për shkarkimin e Donika Gërvallës, PDK-së i vjen ‘goditja’ e radhës – Jeni komedi në vete

Politika

Kërkesa për shkarkimin e Donika Gërvallës, PDK-së i vjen ‘goditja’ e radhës – Jeni komedi në vete

Nga: A.Morina Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:25
Donika Gërvalla

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka qenë cak i akuzave dhe kritikave, shkaku i një deklarate që kjo e fundit e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale.

Disa vite më parë, ministrja Gërvalla kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Pas kësaj deklarate, Partia Demokratike e Kosovës u ‘ringjallë’ duke kërkuar menjëherë shkarkimin apo dorëheqjen e ministres Gërvalla.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën – 1. Urgjentisht të jap dorëheqje. ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, ka deklaruar zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Njohësi i çështjeve politike, Adem Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai këtë kërkesë e cilësoi si jo të drejtë dhe si një lloj komedie në vetvete, ku edhe i dha dy arsye kryesore pse Gërvallës nuk duhet t’i kërkohet dorëheqja.

Image
Analisti politik, Adem Bytyçi

“Nuk e vlerësoj të drejtë kërkesën e PDK-së , për dorëheqjen e zonj .Donikë, nga posti i ministres së Punëve të Jashtme për dy arsye:

Përveç që është jashtë kontekstit kohor, që do të thotë se në kohën kur thuhet se, zonj. Gërvalla ishte prononcuar për Gjykatën Speciale ,zonj. Gërvalla nuk ka qenë në postin në të cilin është tani.

Arsyeja e dytë dhe më e fuqishmja është se PDK, ka qenë inciatore dhe organizatore kryesore e themelimit të Gjykatës Speciale, e jo zonj. Donika Gërvallla, bija e një patrioti të pa epur të lirisë së Kosovës “, deklaroi Bytyçi.

Tutje, analisti ia rikujtoi deputetëve të PDK-së, kohën kur këta të fundit e iniciuan formimin e Speciales dhe e votuan atë.

“PDK-së dhe krerëve politik të saj duhet t'iu kujtohet para se të akuzojnë të tjerët për themelimin e Gjykatës Speciale, se në kohën e votimit në Parlament të kësaj gjykate, atyre që nuk e ngritnin dorën për ta votuar themelimin e kësaj gjykate iu thonin tradhtarë, jeni kundër lirisë së Kosovës ,e tani të njëjtit t'i akuzojnë të tjerët për veprimet e tyre është një komedi në veti”, theksoi ai.

Në fund, Bytyçi i bëri thirrje opozitës, më saktësisht PDK-së, që t’i lë manovrat politike, por të bashkëpunoj me qeverinë për tema shumë delikate, siç është dialogu me Serbinë.

Nuk besoj se sovrani do pajtohet me dorëheqjen eventuale të zonj. Donika Gërvalla edhe sikur kjo vetë do të donte të dorëhiqej.

Unë gjykoj se opozita duhet t'i lënë manovrat politike kundër pozitës , tani është koha e bashkëpunimit për interesat madhore të vendit, në një periudhë kur pozita e Kosovës në raportet ndërkombëtar është shumë delikate, veçanërisht rifillimi i negociatave me shtetin serb”, përfundoi Adem Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat