LDK është duke vlerësuar situatën në nivel lokal, pret që të kthehet e përgatitur në zgjedhjet lokale

Politika

LDK është duke vlerësuar situatën në nivel lokal, pret që të kthehet e përgatitur në zgjedhjet lokale

Nga: M.H. Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është dukeu përfaqësuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar ky i cili u zgjodh muaj më parë nga kryesia e LDK-së.

Si fillim Abdixhiku filloi të emëroj persona të rinjë dhe të kualifikuar, hapë ky i cili filloi të shihet menjëhere, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me të rejat që kanë bërë LDK ka folur për “Bota sot”, nënkryetarja Shqipe Mjekiqi Sadiku.

Mjekiqi tregoi për ndryshimet e para që ka bërë tashmë kreytari Abdixhiku, ajo përmend gjashtë departamentet që i kanë krijuar duke u shprehur shumë optimiste për këndelljen e sa më të shpejtë të partisë që ajo përfaqëson, duke shpresuar që kjo këndellje të arrihet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Sipas nënkryetares këto departamente do të jenë shtylla kryesore e procesit të hartimit të politikave dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike.

“Përveç një lidershipi të ri në qendër, Lidhja Demokratike e Kosovës është në proces të vlerësimit të situatës në nivelin lokal që përfshin çdo degë dhe nëndegë të LDK-së. Në bazë të vlerësimit të situatës do të nxirren rekomandime konkrete për përmirësimin e gjendjes aty ku ka nevojë në mënyrë që të jemi më të përgatitur për zgjedhjet lokale në vjeshtë dhe zgjedhjet e ardhshme nacionale. Po ashtu, janë krijuar gjashtë departamente si p.sh. ai për politik të jashtme, të cilin e koordinoj unë, shëndetësi, rend dhe ligj, arsim, etj. Këto departamente do të jenë shtylla kryesore e procesit të hartimit të politikave dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike”, nënvizoi nënkryetarja për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat