Padia ndaj Serbisë, pozitive, juristi tregon si duhet përgatitur

Politika

Padia ndaj Serbisë, pozitive, juristi tregon si duhet përgatitur

Nga: A.SH Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:00
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të premten se qeveria e tij do të përgatit padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, u shpreh Kurti.

Kurse, njohësi i çështeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, kjo duket pozitive për tërë atë që ka ndodhë gjatë një periudhe kohore që është përmend me vite të tëra dhe nuk është ngrit një padi e tillë.

Ai përmend se një padi e tillë duhet të përgatitet shumë mirë dhe me shumë fakte që dëshmojnë gjenocidin që ka ndodh në Kosovë.

“Kjo duket pozitive për tërë atë që ka ndodhë gjatë një periudhe kohore që është përmend me vite të tëra dhe nuk është ngrit një padi e tillë. Padia duhet të përgatitet shumë mirë, me shumë fakte që dëshmojnë gjenocidin, argumentet e shumta kërkohen për të dëshmuar gjenocidin, kjo është mjaft shumë i komplikuar, faktet e shumta, materiale duhet të ofrohen gjykatës. Është e kuptuar se pa përgatitur jashtëzakonisht mirë, në këtë situatë të Kosovës për padinë dhe mbrotjen e padisë do të jetë e vështirë marrja e një vendimi, fjala gjenocid do të thotë “genos” dhe “ocidere” në gjuhën latine që do të thotë shfarosje, andaj dëshmitë duhet të jenë relvanate në kuptimin juridik, pa politikë por me fakte të shumta”, ka deklaruar Burjani.

Image
Blerim Bujrani

 

Ai më tej shprehet se, nëse ndodhë që Kosovëa ta humb këtë rastë në gjykatë, atëherë edhe miqtë e Kosovës do te jenë në siklet të madh dhe me probleme.

“Nuk do të ishte mirë e aspak pozitive nëse Kosova e humb rastin në këtë gjykatë, si rasti i Bosnjës –i Srebrenicës i humbur dhe shumë gjëra tjera të komplikuara. Nëse Kosova humb rastin atëherë edhe miqtë e Kosovës do te jenë në siklet të madh dhe me probleme, pra është mjaft shumë i komplikuar për të dëshmuar shfarosjen në këtë gjykatë në kuptimin e gjenocidit e jo krimeve ndaj njerëzimit që nuk është njejtë nëse Serbia humb ajo do të obligohet të paguaj dëmet e luftës”, përfundon Bujrani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat