Vrasjet më mizore serbe në Kosovë dhe padia ndaj Serbisë, vjen thirrja: Vetëm kështu mund të mposhtet Serbia, e kurrsesi ndryshe

Politika

Vrasjet më mizore serbe në Kosovë dhe padia ndaj Serbisë, vjen thirrja: Vetëm kështu mund të mposhtet Serbia, e kurrsesi ndryshe

Nga: A.SH Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të ngrisin padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

Ai ka thënë se “do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke”. Por gjithashtu ka thënë se “do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Profesori Sulejman Mehazi në një pronocim për “Bota sot” qeveria e Kurtit gjënë më të mirë që do ta bënte është ta padiste Serbinë për të bëmat makabre gjenocidiale të papërshkruara në Kosovë

“Gjënë më të mirë që do ta bënte qeveria e Kurtit është ajo që do padiste Serbinë për të bëmat makabre gjenocidiale të papërshkruara në Kosovë. Vetëm me kësi ofanzive politike, diplomatike e juridike mund të mposhtet Serbia e kurrsesi ndryshe, argumentet vrastare të varrezave masive, përdhunimeve, dëbimeve, plaçkitjeve, djegieve të shtëpiave të popullatës shqiptare janë në anën e Kosovës. Nuk mundet të heshtet para këtyre të këqijave serbe në Kosovë e s'do kishte vlerë e kuptim edhe njohja e Kosovës nga Serbia pa përgjegjesitë vrastare të bëra në Kosovë”, ka thënë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, nëse padia ndaj Serbisë ndodh atëherë Kosovës do ti do i jepte favore të mëdha politike e diplomatike para dialogut me Serbinë, për të argumentuar para botës se Serbia jo që s'ka të drejtë të kërkojë hise në Kosovë, po duhet të paguajë dëmshpërblimet e bëra në Kosovë.

“Paditja ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë Kosovës do i jepte favore të mëdha politike e diplomatike para dialogut me Serbinë, për të argumentuar para botës se Serbia jo që s'ka të drejtë të kërkojë hise në Kosove, po duhet të paguajë dëmshpërblimet e bëra në Kosovë, do jetë dhe argument për shtetet tjera që se kanë njohur Kosovën, kështu që me anë të padisë gjenocidëse, Serbia para botës do shpallet agresore ndaj të gjitha republikave të ish-Jugosllavise. Padia e qeverisë së Kurtit do nxitë edhe boshnjakët të veprojnë njesoj për vrasjet e civileve të pafajshëm në Srebrenicë”, deklaron Mehazi.

Më tutje thekson se, nëse heshtet atëherë bota e drejtësisë arsyeton vrasjet më mizore serbe në Kosovë, e nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë Serbinë e shpall argosore, gjenocidiale e fashiste atëherë do hyjë në grupin e shteteve më të egërsuara në botë.

“Nuk mundet të mos marrë përgjegjësi e të mos dënohet Serbia e Vuçiqit me të gjitha këto vrasje çnjerëzore e shtazarake para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nëse heshtet atëherë bota e drejtësisë arsyeton vrasjet më mizore serbe në Kosovë. Vetëm në këtë menyrë Serbia mund të mposhtet para Kosovës, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë Serbinë e shpall argosore, gjenocidiale e fashiste atëherë do hyjë në grupin e shteteve më të egërsuara në botë”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat