Sulmet ndaj Gërvallës, analisti jep analizën: Kjo është frika e madhe e njerëzve të Klanit “Pronto”

Politika

Sulmet ndaj Gërvallës, analisti jep analizën: Kjo është frika e madhe e njerëzve të Klanit “Pronto”

Nga: A.SH Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:45
Hashim Thaçi, Donika Gërvalla

Gjatë ditëve të fundit është zhvilluar një fushatë e egër ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, e cila kishe thënë se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale.

Gërvalla kishte deklaruar se në Speciale do të dërgoj materiale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, gjithë ky debat është pasojë e shqetësimit që njerëz të klanit "Pronto" e kanë nga frika e konfiskimit të pasurisë.

“Debati për Donika Gërvallën është pasojë e shqetësimit që njerëz të klanit "Pronto" e kanë nga frika e konfiskimit të pasurisë. Të shqetësuar njerëz nga PDK sulmojnë njerëz të rëndësishëm të qeverisë për të larguar vëmendjen e qeverisë nga nismat kundër pasurisë së palejushme”, ka thënë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, të gjitha këto sulme janë të padrejta.

Tutja ka thënë se, PDK po përjeton fillimin e vështirë të larjes së mëkatëve për zhvatjen dhe gjithë dëmin që i ka shkatuar qytetarëve të Kosovës.

Të gjitha këto kanë krijuar sulmet e padrejta. Por, PDK ta ketë të qartë se e ka të humbur luftën me Donikën, njësoj siç e ka pasur me Rugovën. PDK, po përjeton fillimin e vështirë të larjes së mëkatëve për zhvatjen dhe gjitjë dëmin që i ka shkatuar qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat