Nga Qeveria Kurti kërkohet të analizohen dhe rishikohen kontratat me këto kompani private

Politika

Nga Qeveria Kurti kërkohet të analizohen dhe rishikohen kontratat me këto kompani private

Nga: A.Z Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:06
Qeveria Kurti

Sipas programit të Qeverisë Kurti, prioritet është menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe ringjalljen ekonomike.

Për ringjalljen ekonomike, Qeveria Kurti ka paraparë krijimin e vendeve të reja të punës, rikthimin në punë të atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë, rritjen e punësimit të grave, rritjen e pagës minimale, punësim të garantuar për të rinjtë, angazhimin për krijimin e Fondit Sovran, themelimin e Bankës Zhvillimore dhe qëllime të tjera.

E lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se duhet të kryhen veprime të shumta për ta zhvilluar ekonominë, madje duhet analizuar edhe kontratat të cilat janë të lidhura me kompanitë private.

Sipas Kelmendit, kontratat të cilat nuk mund të anulohen, nuk kërkohet të anulohen sepse shteti mund të humb shumë nga kjo.

“Në kuadër të punës së Qeverisë, kuptohet nëse angazhohet për shërim të sistemit ekonomik, ka shumë veprime që duhet të kryen për të mundur që ekonomia të shndërrohet në ekonomi zhvillimore dhe me karakter social për Kosovën. Në kuadër të kësaj pune kontratat e shumta të lidhura me kompanitë private duhet të rishikohen dhe të analizohen detalisht. Ku ka mundësi kërkohet të anulohet dhe kontratat e reja të lidhen mbi bazën ekonomike të karakterit dhe që ka domosdo karakter social. Kontratat që nuk mund të anulohet, nuk kërkohet të anulohet, sepse në kuadër të procedurës para Gjykatës së Arbitrazhit dënimet janë të rënda dhe shteti humb shumë”, deklaroi Kelmendi.

Më tej theksoi se mund të kërkohet anulimi i kontratave ndaj të cilave gjinden fakte, dhe më pas të merën masa juridiko-penale, që sipas Kelmendit, janë madat ekonomike si dhe juridiko-penale, pa të cilat nuk shërohet gjenda e tillë.

“Ndërsa, kontratat e lidhur me firmat, si me kompaninë Devolli, HIB, Lesna, ETC etj., por ku ka shkelje të procedurës apo gjinden fakte domethënëse për lëshime qëllimore dhe të karakterit ekonomik, ato mund të kërkohen dhe të anulohen. I takon organeve kompetente të rishikojnë kontratat, veprat antiligjore dhe këtej edhe të marrin masa konkrete të karakterit ekonomik dhe juridiko-penale. Këtu ka zakonisht dy masa: konkrete: 1. Masat ekonomike duke anuluar kontratat dhe 2. Masat juridiko-penale. Me këto masa arrihen qëllimet konkrete dhe nuk duhet të shpëtohet këtu pa konfiskim të pasurisë dhe pa dënime penale nga gjykatat kompetente. Pa këto masa nuk shërohet gjendja e tillë dhe ajo nuk e merrë rrugën pozitive për Republikë”, përfundoi Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat