“Kurti dhe Osmani do ta mbrojnë Kosovën nga projektet serbe millosheviqe-vuçiqiane”

Politika

“Kurti dhe Osmani do ta mbrojnë Kosovën nga projektet serbe millosheviqe-vuçiqiane”

Nga: A.M. Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:16
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë mblodhi liderët e Ballkanit.

Por, gjatë këtij Samiti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u përplas me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Aryseja për këtë përplasje ishte mos pranimi i Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur.

Porfesori Sulejam Mehazi, e ka mirëpritur ndryshimin e diskursit të Qeverisë së re të Kosovës karshi Serbisë.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë qartë ia bëri me dije Brnabiqit se Kosova është e pavarur e sa më shpejt serbët të heqin dorë nga Kosova aq më mirë do jetë edhe për ata. Gëzohemi se qeveria e re e Kosovës ka ndryshuar diskursin politik ndaj Serbisë, tani përballë Vuçiqit e Bërnabiçit në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës do jenë Albin Kurtin e Vjosa Osmani që gjatë samiteve e tubimeve të ndryshme diplomatike do ngrenë zërin fuqishëm sa herë që Serbia do tentojë të mohojë e të prekë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Mehazi ka theksuar se Kurti ia bëri me dije Brnabiqit se kurrë nuk do heshtin dhe se Kosova do të mbrohet nga projektet serbe millosheviqe-vuçiqiane.

“Albin Kurti ia bëri me dije kryeministres se Serbisë në Tiranë se para vetes do ketë politikanë të Kosovës që s'janë të kapur e të korruptuar dhe se para Serbisë kurrë nuk do heshtin, po fuqishëm do mbrojnë Kosovën nga projektet serbe millosheviqe-vuçiqiane”, ka deklaruar profesori për “Bota sot”.

Duke u bazuar në diskutimet e fundit ndërmjet lidervë të Kosovës dhe atyre të Serbisë, vendi ynë në dialog do të jetë shumë i fortë.

“Diskutimet polemizuese të Vjosa Osmanit ndaj Vuçiqit  në Brdo të Kroacisë dhe polemika e Albin Kurtit ndaj Bernabiqit në Samitin e mbajtur në Tiranë janë paralajmërime se Kosova gjatë dialogut me Serbinë do jetë nje arrë e pathyeshme dhe shumë e forte ndaj Vuçiqave e Brnabiqave. Disi elita politike serbe është e çoroditur ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit e s'dinë si të veprojnë, ju pengojnë reagimet e polemikat e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit ndaj tyre, folin kthjellët e guximshëm për shkak se nuk janë të kapur nga pushteti i Kosovës, nga Serbia apo korrupsioni.

Njëzet vjet Vuçiqat janë hajgorosur me politikanët e Kosovës, tani ju kanë dale para luanët politik të Kosovës, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla që nuk pranojnë inferiorite politike të minishengenave, asocioneve serbe e shkembimeve të territoreve”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat