Bashkësia Lokale e Karaqevës letër Kurtit, Konjufcës e Gërvallës, këto janë kërkesat e tyre

Politika

Bashkësia Lokale e Karaqevës letër Kurtit, Konjufcës e Gërvallës, këto janë kërkesat e tyre

Nga: G.B Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:53
Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Bashkësia Lokale e Karaqevës, i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla.

Përmes kësaj letre, Selver Lenjani, kryetar i kësaj bashkësie, ka thënë se kërkojnë që në takimin e radhës me Serbinë në Bruksel, të diskutohet edhe për çështjen e Karaqevës.

Lenjani për gazetën “Bota sot” ka thënë se përmes kësaj letre kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me atë pjesë dhe lëvizjen e xhandarmërisë serbe atje.

Ai ka shtuar se banorët e Karaqevës presin që këto kërkesa të merren parasysh.

Më poshtë letra:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat