E sfidon Bekim Jasharin, Sami Lushtakut i vjen goditja e fortë

Politika

E sfidon Bekim Jasharin, Sami Lushtakut i vjen goditja e fortë

Nga: P.R Më: 20 korrik 2021 Në ora: 20:42
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Komunës, ku përballë do ta ketë Bekim Jasharin, djalin e heroit të kombit, Hamëz Jasharit.

"Unë jam shumë i nderuar dhe krenar që qytetarët e Skenderajt tash e 20 vite e mbështesin fuqishëm PDK-në. Jam krenar që edhe këto zgjedhje qytetarët e Skenderajt të bashkuar do të festojmë fitoren e madhe të radhës në tetor dhe do të vazhdojmë projektet për vazhdimin e zhvillimit të Skenderajt", tha Sami Lushtaku gjatë ditës së djeshme ku edhe e bëri zyrtare kandidaturën e tij.

E analisti politik, Faton Mehmeti e quan pafytyrësi kandidimin e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt.

“Pafytyrësia s’ka kufi, kjo gjë tanimë po vërtetohet nga Sami Lushtaku. I njohur për dallaveret me toka derisa Ademi luftonte, tanimë pa fije turpi kandidon pas gjithë akuzave ndaj tij, me imazhin e tij të keq që ka në mesin e qytetarëve të Kosovës, dhe në veçanti në Skenderaj”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Lushtaku do të mundohet që më 17 tetor të fitojë me muskuj.

“Samiu do të tentojë që me muskuj të fitojë në Skenderaj, përballë një djali flori, të pa korruptuar, dhe mbi të gjitha nga një familje patriote dhe emblemë e Kosovës. Nëse Samiu do të kishte sado pak dinjitet s’do të kandidonte përballë Bekim Jasharit, i cili e meriton edh enjë mandat tjetër pasi ka kthyer rend dhe ligj në Skenderaj”, shprehet Mehmeti.

Për fund, Mehmeti deklaron se qytetarët e Skenderajt duhet ta votojnë Bekim Jasharin, e jo njeriun që e ka lënë vetëm Adem dhe Hamzë Jasharin.

“Në Skenderajn e anarkisë, të muskujve dhe të lënë në skamje e varfëri, tenton të rikthehet njeriu që ka lënë imazh të keq në Skenderaj dhe Kosovë me veprimet e tija. Duke blerë tokë me 50 euro e duke ia shitur shtetit me 5 mijë euro, ky " trim" që e ka dashur shumë Kosovën ka bërë pasuri të madhe dhe krejtësisht pa djersë. Nëse ka mbetur sado pak ndjenjë atdhedashurie për vendin dhe Kosovën duhet votuar Bekim Jashari, jo njeriu që e ka lënë vet Ademin dhe Hamzën kur ata kishin nevojë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat