“Të shiturit në Serbi”, analisti nga Amerika përmend emrat që rrezikuan sovranitetin e Kosovës

Politika

“Të shiturit në Serbi”, analisti nga Amerika përmend emrat që rrezikuan sovranitetin e Kosovës

Nga: M.H. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon të mbetet temë e pazgjedhur.

Një marrëveshje Kosovë-Serbi ende nuk shihet në horizont, as pas takimit të dytë të mbajtur në Bruksel.

Takimi nuk zgjati shumë pasi që të dy liderët ishin të prerë për qëndrimet e tyre dhe arritja e një koordinimi mes dy vendeve mungoi.

Ndër të tjera, në këtë takim Kurti i numëroi të bëmat e Serbisë duke ia përmendur tre gjenocidet që ajo kishte kryer në Kosovë.

Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e qëndrimit që Kurti po mban ka folur për “Bota sot”, opinionisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj i cili u shpreh se të gjitha vitet para se të fillonte qeverisjen Kurti ishin fatale.

Ai shton se Kosova ka qenë ndër vite peng i Serbisë nga njerëzit e padijshëm dhe të shantazhuar e që përveç që dëgjuan Serbinë nuk i vënë asnjë kusht e nuk i përmenden asgjë edhe pse kishin shumë fakte.

Image
Binak Maxharraj

“Kanë kaluar dhjetë vite në dialog me Serbinë më ndërmjetësimin e BE-së pa asnjë rezultat. Ishin këto dhjetë vite fatale të humbura për Kosovën. Për të gjitha këto vite të humbura në dialog me Serbinë liderët e saj as që e kishin idenë se për çka po dialogojnë, pse kanë shkuar atje,sepse për të gjitha këto vite për dhe rreth dialogut çdo gjë ishte e mbyllur, me jo transparencë të duhur ndaj qytetarëve,sikur çdo gjë po diagolohej fshehurazi. Për të gjitha këto vite të humbura dialogun me Serbinë e mbanin peng njerëz të padijshëm,njerëz të shantazhuar dhe të zënën “rob” nga Serbia. Për të gjitha këto vite dialogu ishte i nënshtruar dhe i mundur nga Serbia. Gjatë dialogut Kosova me njerëzit që dialogonin e lejoj Serbinë të marr primatin e viktimës,sepse Kosova gjatë këtyre dhjetë viteve me asgjë nuk e kushtëzoi Serbinë,e as që pati kërkesa me çka kishte mjaftë arsye për ta kundërshtuar Serbinë”, u shpreh profesori.

Më tej, opinonisti thotë se Thaçi, Mustafa dhe Hoti janë të shiturit në Serbi e që nuk kanë arritur gjatë tërë këtyre viteve të bëjnë kompromise me Serbinë.

“Kosova gjatë këtij dialogu nuk e kushtëzoi Serbinë me pothuajse asgjë, nuk i kërkoi kërkim falje për krimet e luftës dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, as për dëmet e luftës,as për dhunimet, as për të pagjeturit, bile dialoguesit e “shitur në Serbi” në krye me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin shkuan aq larg sa që qitën në pazare sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, bile edhe lobonin për ndarjen e Kosovës. Gjatë gjithë këtyre viteve në dialog u bënë shumë kompromise me Serbinë. Kështu, Kosova për mes njerëzve të kompromituar, të shantazhuar të zënë rob dhe të shitur te Serbia ia vunë lakun Kosovës gjatë dialogut, të cilin lak Serbia gjithnjë e më shumë po e shtrëngonte, që si pasojë pati që Kosova për këto dhjetë vite të dialogut doli humbja më e madhe”, thotë Maxharraj.

Profesori shprehet më tej se Serbia gjatë këtyre dhjetë viteve arriti të menaxhoj dialogun në interes të saj duke fituar kështu kohë për të integruar në sovranitetin e Kosovës.

“Nga ana tjetër Serbia gjatë gjithë këtyre dhjetë viteve e dinte se për çka por shkon në dialog dhe arriti të menaxhoi dialogun në interes të saj duke fituar ne kohë dhe duke bërë obstrukcione të njëpasnjëshme me qëllim të ndërhyrjes flagrante në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Këtë më së miri e tregon “de fakto okupimi” i Veriut të Kosovës. Pra,Serbia nuk e ka interes nacional të luftojë për një grusht serb në veri të Kosovës,por ata i përdorë si mjet manipulues për t’i arritur synimet e tij strategjike për të përfituar territor të Kosovës”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat