Nuk u certifikuan kandidatët që kishin probleme me ligjin, juristi mbështet vendimin e KQZ-së

Politika

Nuk u certifikuan kandidatët që kishin probleme me ligjin, juristi mbështet vendimin e KQZ-së

Nga: A.Morina Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:33
KQZ

Tani jemi në prag të zgjedhje lokale, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me procedurat për certifikimin e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Mirëpo, disa kandidatëve dhe asamblistëve KQZ ua refuzoi kandidaturat e tyre, për shkak të aktakuzave aktive dhe problemeve me ligjin.

Në këtë mes bëjnë pjesë edhe kanidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli dhe kanidati për kryetar të komunës së Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku.

E lidhur me këto refuzime të KQZ-së, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai mirëpriti këto vendime, duke u shprehur se ky është rendi që duhet respektohet, pasi nuk duhet të ketë persona të dënuar në listat zgjedhore.

Image
Juristi Blerim Burjani.

“Kjo është çështje se a ka aktakuza të ngritura në fuqi, apo jo? Kjo është pozitive që të gjithë kandidatët duhet të jenë pa vepra penale, ky është rendi që duhet respektohet, pra nuk mund të ketë më persona të dënuar në lista”, deklaroi Burjani, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat