“Në qytetin e Vushtrisë 80% e premtimeve të LDK-së nuk janë përmbushur”

Politika

“Në qytetin e Vushtrisë 80% e premtimeve të LDK-së nuk janë përmbushur”

Nga: M.H. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale janë shumë afër të mbahen, është data 17 tetor ajo që do zgjedhë kryetarët e komunave në vendin tonë.

Nga radhët e PDK-së, në qytetin e Vushtrisë, kandidatë për kryetar komune është Ferit Idrizi.

Ai në një intervistë për “Bota sot”, u shpreh se pret të fitoj këto zgjedhje duke kaluar në udhëheqje të vendit.

Mirëpo i pyetur për qeverisjen e LDK-së, ai u shpreh se 80% e premtimeve nuk janë përmbushur.

Ai në bised e sipër përmend disa nga premtimet që do të duhej të përfundonin, e që njëra ndër to është kthimi i stacionit të autobusëve aty ku ishte më parë.

“Synoj ta ngris cilësinë e shërbimeve të qytetarëve të Vushtrrisë, përmes një qeverie që qytetarin e ka në qendër të vëmendjes pa dallim partie. Qytetarët janë lodhur nga qeveri të polarizuara pa nevojë. Sundimi i ligjit dhe barazia do të jenë të pa negocueshm. Ndërsa sa i përket qeverisjes së LDK-së në Vushtri, mund të them se në pjesën më të madhe të mandatit, qeverisja ishte e përbashkët në Vushtrri LDK-VV-AKR. Pa qenë mohues i asaj që është punuar, mbi 80% e premtimeve nuk janë përmbushur (largimi i fabrikës së betonit nga fshati Sfaraqak, kthimi i stacionit të autobusëve aty ku ishte më parë, që tani është bllok i banesave, ndërtimi i një tregu të gjelbër të tipit të Tiranës, ndriçimi solar në qytet, organizimi i mësimit tërë ditor në të gjitha shkollat, riaktivizimi i Minierës së Magnezitit në Dubofc, investime milionëshe në malet e Çyqavicës, e shumë e shumë premtime tjera, të cilat asnjë nuk janë realizuar”, u shpreh ai.

Mirëpo Idrizi nuk lë anash aktivitetet kulturore që ka realizuar dhe rregullimin e sheshit së bashku me ngritjen e shtatores së Heroit të kombit Ahmet Krasniqi.

“Të vetmin premtim që ka realizuar Kryetari është ndërtimi i sheshit dhe ngritja e shtatores së Heroit të kombit Ahmet Krasniqi, që është për përshëndetje, si dhe vërehet një dinamikë e aktiviteteve kulturore nga Drejtoria e Kulturës, veçanërisht në tetë mujorin e fundit. Të gjitha projektet tjera ishin nga qeverisja e ish kryetarit Bajram Mulaku”, tha Idrizi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat