Kurti nuk bën pazare si Thaçi e Mustafa, çfarë tregon vendosja e reciprocitetit dhe “çudia” nga opozita

Politika

Kurti nuk bën pazare si Thaçi e Mustafa, çfarë tregon vendosja e reciprocitetit dhe “çudia” nga opozita

Nga: M.H. Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:09
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Sot është dita e tretë që nga vendimi i kryeministrit Kurti, për vendosjen reciprocitetit për targat e Serbisë.

Ky vendim i Kurti arriti të sjell tensione në veri dhe të bëhet temë diskutimi edhe në mediat ndërkombëtare, ani pse një vendim i tillë është i drejtë dhe ishte paralajmëruar.

Presidenti Vuçiq pas këtij vendimi u shpreh për media që do të ndërmarrë masa pasi nuk pajtohet mirëpo kryeministri Kurti ia bëri me dije që nuk do ta ndryshojë vendimin dhe se do t’i mbajmë targat të dyja shtetet, ose do t’i heqim të dy shtetet.

Kurti po ashtu i ka bërë thirrje Serbisë që ta heq masën e reciprocitetin për targat dhe më pas do ta heq edhe Kosova.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot” ka folur opinionisti dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili u shpreh se Kurti po arrin ta mposhtë Serbinë me qëndrimet e tij të forta dhe se reciprociteti i vendosur nga kryeministri është thjeshtë zbatim i marrëveshjes së Brukselit.

Image
Binak Maxharraj

Karakteristika kryesore e kryeministrit të Kosovës në krahasim me kryeministrat e klaneve mafioze të korruptuara të qeverive të mëparshme ku fjalën kryesore e kishte Pronto mafia dhe SHIK-ku mafia, është se: Albin Kurti me krenari ecë përpara, nuk kthehet e as nuk shikon pas as anash por vetëm ecë përpara në qëndrimet e tij të forta dhënë votuesit dhe elektorat se si kryeministër do ta forcojë shtetin, do ta ç’kapë nga kupola e krimit te organizuar. Dhe këtë po e bën për çdo ditë e më shumë e më mirë. Ai ditë më parë vuri reciprocitetin për targat e Serbisë, të cilën nuk e kishte zbatuar asnjë qeveri e korruptuar me parë, ani pse ishte Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel më 2011 në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën marrëveshje Serbia po e zbatonte me qytetarët tani që e kalonin kufirin, duke i dënuar, gjobit e bile edhe duke i plaçkitë”, ka thënë analisti.

Profesori më tej përmend edhe përkrahjen e shteteve të Quint-it, duke thënë se përkrahja e opozitës së vendit po mungon.

Kjo ishte e qartë dhe bindëse për qeveritë e Quint-it dhe se ka kaluar koha kur Serbia është përkëdhelur, është lëshuar pe ndaj saj. Reciprociteti i targave nuk do të hiqet ua bëri me dije shteteve të Quint-it sepse kjo është e drejtë e Kosovës. Por, çka është shumë interesante në këtë situatë kur Kurti fuqishëm po e kthen sovranitetin në Veri heshtja mortore e opozitës së Kosovës, nuk po i ndihet zëri që të thotë një fjalë për reciprocitetin, që t’i del në ndihmë qeverisë së vetë, por me heshtjen e saj sikur është rreshtuar në krah të Serbisë dhe kundër qeverisë së Kosovës”, shprehet profesori.

Nga ana tjetër, opinionisti nuk lë pa përmendur pazaret e Thaçit dhe Mustafës në dëm të vendit duke kujtuar edhe vdekjen e policit, Enver Zymberit.

Ai përfundon se Kurti po sjellë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.

Albin Kurti ka hyrë në Veri të Kosovës për të mos dalë sepse Veriu është i Kosovës, e jo të veprojë si mercenari Hashim Thaçi i cili natën tinëzisht u fut në veri, por u tërhoq menjëherë duke e lënë atje një polic të vrarë, Enver Zymberin. Thaçi e Mustafa bënë pazare me Vuçiqin për veriun, ose edhe më keq, ia falën Çakorrin Malit të Zi, por edhe i sollën marrëveshje të rrezikshme Kosovës lidhur me Asociacionin. Pra, Albin Kurti po ec veç përpara, ai nuk kthehet të shikojë anash as prapa, ai ec veç përpara duke e shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat