“Vuçiq e teproi!”/ Mësohet plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës, vjen një paralajmërim për Qeverinë e Kosovës

Politika

“Vuçiq e teproi!”/ Mësohet plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës, vjen një paralajmërim për Qeverinë e Kosovës

Nga: A.M Më: 24 shtator 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim "Bota sot"

Pas aksionit të njësive speciale të Rosso -s në veri të Kosovës për të zbatuar vendimin për ndalimin e targave serbe në Kosovë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha qartë se ai nuk e shihte kuptimin e vazhdimit të bisedimeve në këtë moment.

Madje, presidenti serb vendosi katër kushte për rifillimin e dialogut: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tërheqjen e trupave të armatosura nga veriu, anulimin e vendimit kundër Ivan Todosijeviç dhe licencimin e dy kompanive serbe për energji elektrike.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar katër kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Ai u shpreh se kushtet e vendosura nga Serbiakanë domethënien e mohimit të ekzistencës së Kosovës nga ana e tyre, Mirëpo, Preqi ia rikujtoi Serbisë dhe Vuçiqt faktin se Kosova dhe populli i saj kanë filluar një jetë të re dhe të lirë në shtetin e vet demokratik.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Për sa i përket kushteve që sot i paraqet Serbia dhe kryetari i saj Vuçiq, ndaj shtetit të Kosovës, e kanë domethënien e mohimit të ekzistencës së këtij shteti nga ana e tyre, sa që me të drejtë do e pyesim shoqërinë demokratike të botës, nëse ky mohim është i drejtë apo i dhunshëm në një mënyrë, kur shteti i këtij vendi është i pranuar më shumë se nga gjysma e vendeve të botës.

Dhe Serbia e Vuçiqi, e dinë mirë, por duhet ta kenë të qartë njëherë e përgjithmonë se, në mes natën e 9-10-të, qershorit 1999, në Kumanovë, me nënshkrimin e Kapitullimit të Serbisë, pas 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s, Kosova dhe populli i saj kanë filluar një jetë të re dhe të lirë në shtetin e vet demokratik”, deklaroi opinionisti.

Në vazhdim, Preqi theksoi se njerëzit pushtues janë mposhtur çdoherë, duke paralajmëruar Vuçiqin se e ka të pamundur pushtimin e Kosovës, pasi vetë natyra e kulturës njerëzore dhe e drejta e njeriut e kanë mposhtur egërsinë primitive.

“Prandaj, njerëzit që i takojnë formave dhe natyrave pushtuese janë mposhtur gjithëherë edhe pse sot ka prej atyre mbeturinave që dëshirojnë ta kthejnë kohën mbrapa, apo të rikthhehen rishtas, sikur dëshiron edhe Vuçiqi, do të ishte e pamundur, sepse vetë natyra e kulturës njerëzore dhe e drejta e njeriut për vetëvendosje e kanë mposhtur egërsinë primitive”, potencoi ai.

Po ashtu, opinionisti vlerësoi se Qeveria e Kosovë i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet në Bruksel, por është Serbia ajo që nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe në këtë mënyrë iu imponua Qeverisë Kurti ta vendos reciprocitetin.

Gjithashtu, kërkesat e Serbisë, ai i konsideroi si të tepruara.

“Në një mënyrë Qeveria e Kosovës, prej që kanë filluar negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, të gjitha marrëveshjet i ka zbatuar, ndërsa Serbia, asnjërën prej tyre nuk e ka realizuar, por vetëm i ka nënshkruar në letër, prandaj Qeverisë së Kosovës, i duhet reciprociteti me Serbinë, sepse iu ka imponuar një procedurë e tillë e reciprocitetit dhe nuk ka rrugëdalje tjetër, të cilin edhe e ka futur në veprim si përgjigje ndaj këtij vendi.

Kushtet të cilat i paraqet Serbia, ndaj qeverisë së Kosovës, janë kushte të tepruara dhe sikur u ka skaduar afati, sepse Asociacioni i komunave serbe në këtë formë të ndarë në vija etnike, bie edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, nënvizoi Preqi.

Kurse, sa i përket asociacionit, ai tha se kjo është nyja kryesore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Preqit ky asociacion e ka kuptimin e ndarjes së Kosovës, duke e krijuar autonominë serbe në Kosovë.

“Asociacioni i komunave serbe, është temë e hershme e Serbisë, që nga viti 2013, dhe këtu është nyja kryesore të cilën Serbia, i ka orientuar qëllimet e veta, për të prishur më lehtë sovranitetin e Kosovës. Ky model dhe formë e Asociacionit të më se 10 komunave serbe, e ka kuptimin e ndarjes së Kosovës, duke e krijuar autonominë serbe në Kosovë, përmes vijave etnike, dhe si një formë e tillë e autonomisë serbe, do ti jepte edhe më shumë kompetenca Serbisë, që të siguroj më lehtë kontrollin e saj mbi komunitetin serb të Kosovës.

Kosova dhe qeveria e saj, do të ishte në trysni të vazhdueshme për formimin e Asociacioneve të komunave serbe, jo vetëm nga Serbia, por edhe një trysni që vjen edhe nga BE-ja, duke e paraqitë si një detyrim ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës, edhe pse një proces i tillë do të ketë pasoja të rënda ndaj shtetit të Kosovë, duke e ndarë vendin në këtë formë, apo në vija etnike”, potencoi ai.

Tutje, opinionisti kushtin për tërheqjen e forcave policore të Kosovës nga Mitrovica, e pa të pa arsyeshëm.

Ai tha se Kurti po i zbaton vetëm marrëveshjet e veta dhe realizimin e tyre, të cilat janë tregues të liderëve të sinqertë dhe serioz të burrështetasve të botës.

“Tërheqja e trupave të armatosura nga veriu i Mitrovicës, të cilin kusht e paraqet Vuçiqi, kjo e ka domethënien e njëjtë sikur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ti thoshte Serbisë dhe Vuçiqit, të tërheq trupat e Serbisë nga qyteti i Nishit, me arsyen se ky vend i takon shqiptarëve, që në kohën iliriane.

Kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës, po i zbaton vetëm marrëveshjet e veta dhe realizimin e tyre, të cilat janë tregues të liderëve të sinqertë dhe serioz të burrështetasve të botës, që shfaqen në gjitha vendet demokratike, prandaj edhe dhe trupat e veta të armatosura ka të drejtë ti vendos në gjithë territorin e vet dhe aty ku kërkohet nevoja për të siguruar dhe ruajtur rendin publik dhe qetësinë brenda shtetit të vet”, theksoi Preqi.

Ndër të tjera, ai e përmendi deklaratat fyese të deputetit të Listës Serbe, Ivan Todosijeviçit në lidhje me masakrën e Reçakut.

“Dhe kushti i tretë që paraqet Vuçiqi, anulimin e vendimit kundër Ivan Todosijeviçit, i cili është deputet në Listën serbe, Gjykata e Apelit në Kosovë, e dënon me 2 vite burgim efektiv, për deklaratat e tij fyese dhe urrejtëse, i cili në bazë të ligjit ka bërë vepër penale, duke nxitur urrejtje dhe përçarje ndër etnike, që masakrën e Reçakut, e quan të sajuar dhe të pa vërtetë, e cila masakër ka ngritë edhe tërë botën ndërkombëtare në këmbë për tmerin dhe llojin e saj gjenocidial”, deklaroi opinionisti.

Në fund, Preqi kërkesën për licencimin edy kompanive serbe për energji elektrike

Ai u shpreh marrëveshja për energjinë është nënshkruar në Bruksel, mirëpo kushtet që po e paraqet Serbia, janë kushte të lidhura me politikën dinake të Vuçiqit, duke ditur se kompanitë që do të veprojnë në vend të huaj, duhet të jenë në pajtim me marrëveshjet e përcaktuara të atij shteti.

“Dhe kushtin e katërt që paraqet Serbia, licencimi i dy kompanive serbe për Energjinë Elektrike në Kosovë, edhe pse vendi jonë ka mungesë të energjisë dhe ka nevojë për mbështetje dhe ndihmë nga partnerët e saj për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve për të shtuar burimin e kësaj energjie në këtë vend, por duke ditur se secili vend në botë i përcakton kriteret e veta se si do ti përmbush nevojat e veta për energji elektrike.

Kosova dhe Serbia, që nga viti 2013, në kuadër të dialogut në Bruksel, kanë nënshkruar edhe një Marrëveshje për energjinë, mirëpo kushtin që paraqet Serbia, janë kushte të lidhura me politikën dinake të Vuçiqit, duke ditur se kompanitë që do të veprojnë në vend të huaj, duhet të jenë në pajtim me marrëveshjet e përcaktuara të atij shteti, sikur në këtë rast edhe Marrëveshjet e Brukselit, që janë nënshkruar në mes palëve, ku Preambula e statusit duhet të thirret në ligjet përkatëse të shtetit të Kosovës, dhe adresa e kompanive duhet përfshi edhe shtetin ku vepron, jo vetëm qytetin, përndryshe do të ishte me paragjykime politike, ashtu sikur pretendon në këtë rast Serbia dhe Vuçiqi”, përmbylli Dedë Preqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat