Vizita e Ramës në Kosovë, analisti tregon a do të ndryshojnë marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Politika

Vizita e Ramës në Kosovë, analisti tregon a do të ndryshojnë marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:25
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të qëndrojë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë.

Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo vizitë vije pas urimit të kryeminsitrit Kurti për fitoren e tretë të mandatit të kryeministrit Rama në Shqipëri.

Por, situata në veri të Kosovës është e tensionuar, por cili është qëllimi i vizitës së Ramës në Kosovë?

Image
Rexhep Shahu

 

Analisti politk, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nga vizita e Ramës në Kosovë, nuk pritet asgjë, përveç ëndrrës së Ramës që të jetë edhe shef i Kosovës, duke shtuar se nuk do të ndryshojë asgjë në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Asgjë nuk pres nga kjo vizitë e kryeministrit Rama në Kosovë. Ajo bëhet që të ngrihet pak bursa nacionaliste e tij dhe Kryeministrit Kurti. Asgjë nuk do vendoset ecte, asgjë nuk do ndryshojë në marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë. Rama ëndërron të jetë edhe shef i Kosovës, Kurti don mbështetjen e Ramës tani në prag të zgjedhjeve vendore komunale në Kosovë që të mos ulet shumë partia e tij VV”, ka thënë Shahu.

Sipas tij, edhe mbledhjet që bëhen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë është barsoletë shqiptarësh.

“Nuk e dimë a do mundet Rama të bëjë ndonjë inxheksion parullash për qeverinë Kurti. Mbledhje e dy qeverive janë tashmë barsoleta shqiptarësh”, përfundon Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat