“Këtu mund të shpërthejë lufta!”/Alarmon analisti, zbulon skenarin serbo-rus kundër Kosovës

Politika

“Këtu mund të shpërthejë lufta!”/Alarmon analisti, zbulon skenarin serbo-rus kundër Kosovës

Nga: M.H. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:01
Njësia Speciale e Kosovës

Situata në vend po vazhdon të mbetët e tensionuar.

Vënia e reciprocitetit ka shkaktuar debate të shumta e frustërim të madhë për Serbinë.

I pa ndalur me deklarata kundër Kosovën po vazhdon të jetë Vuçiq duke kërcënuar së fundmi edhe me luftë.

Në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit, ka folur për “Bota sot”, profesori dhe analisti politik, Muhamet Kelmendi.

Ai shprehet se të gjithë këtë tension po e krijon Serbia e asesi Kosova dhe se Rusia po përkrahë Serbinë dhe kjo arrinë të i jep forcë asaj për të ndërmarrë veprime të rrezikshme.

Sipas tij, Serbia po e mendon ripushtimin mirëpo që këtë nuk duhet lejuar BE e as SHBA-të.

Image
Muhamet Kelmendi

Veriu i Kosovës është vënë në qendër të gjendjës destabilizuese në Ballkan dhe në BE. Serbia e përkrahur nga Rusia kanë vë në veprim forca të shumta kriminale, vullnetare ruse dhe ushtarako-policore për të dërguar Veriun e Kosovës në një lufte totale shqiptaro-serbe. Nuk ka fare dyshim se nuk është Kosova dhe populli i saj shkaktarë i gjendjes në Veri. Është vetëm Serbia e përkrahur nga Rusia dhe Bjellorusia. Serbia si Rusia që po vepron në Ukrainë me ripushtimin e territorëve, në Gjeorgji e në vende tjera, po vepron edhe në Kosovë, Serbia për ripushtim. Ky veprim është i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë. Këtë fakt dhe shumë elemente tjera në konfliktin në Veri të Kosovës po vërehet nga z.Michel, Borell, Lajçak etj., madje edhe nga SHBA në përgjegjësi dy palët”, u shpreh ai.

Profesori thotë se veriu është pjesë e Kosovës dhe se nuk duhet lejuar të i japet Serbisë në asnjë mënyrë.

Duke vazhduar ai shton se është koha e Skënderbeut ku Shqipëria ishte barriera luftarake rezistuese ndaj Prendorisë Osmane.

Atë të Kosovës dhe të Serbisë. Kjo nuk shkon! Veriu është pjesë e Kosovës. Këtë e din dhe këtë duhet respektuar nga BE dhe nga Anglia e SHBA-të. Ne po shohim qëndrimin pro serb rus. Kjo ka krijuar fuqi për kriminelët serbë të inkuadruar në protesta dhe te Serbia që ka futur në zbatim ushtrinë dhe policinë e vet dhe vullnetarë ruso-bjelloruse në veprim, për luftë. Këtë nuk po don me pa BE! Këtu ka paqartësi në qëndrimet e SHBA-ve! Pritën qëndrime konstruktive nga Anglia? Shpresojmë se këtu nuk do të ketë dyshim nga këto subjekte. Është koha si në kohën Skëndërrbeut kur Shqipëria ishte barriera luftarake rezistuese ndaj Prendorisë Osmane. Po kështu tash po del se Kosova dhe shqiptarët janë barriera e depërtimit rus në Ballkan. Me këtë kërcënohet paqeja në Ballkan! Rrezikohet vetë BE”, theksoi profesori.

Më tej, Kelmendi thotë se Serbia po rrezikon çdo gjë në Ballkan dhe se Kosova është më e rrezikuara.

Me konfliktin ruso-serb, në njërën anë dhe shqiptar, në anën tjetër, vëhen pozitë të rëndë NATO dhe SHBA! Këto janë fakte. Dëshiroj shumë të kuptohet drejt situata në Veri të Kosovës. Duhet e kuptohet se Serbia po rrezikon çdo gjë në Ballkan dhe se tash është në veprim në Mal të Zi me qeverinë atje që e ka vërë në lëvizje kundër malazezëve, NATO-se dhe BE, si dhe ne Bosnie e Hercegovinë. Kudo ka futur forca kriminale. Mirëpo, rreziku më i lartë është në Kosovë! Këtu mund teëshpërthej lufta? Mjafton që Serbia të vazhdoj me presione dhe serbët të futen në veprime kriminale në veri! Dhe, nëse veprohet me altë terroriste dhe sulme ndaj policisë së Kosovës, do vijë te sulmi ushtarak serb në Veri”, potencoi ai.

Në fund thotë se Kosova me vullnet dhe energji atdhetare do të fitoj këtë luftë.

Në fund ai thekson se Serbia dhe Rusia po forcojnë lidhjet e rrezikshme mes veti kundër Kosovës.

Kosova do të dal përballë. E din se jemi jo mirë të armatosur. Mirëpo, me vullnet dhe energji atdhetare, do të fitohet kjo luftë. Natyrisht se nuk mund të kufizohen rreziqet tjera. Është gjë normale ndihma nga Shqipëria dhe nga shqiptarët në Maqedonin e Veriut, nga Mali i Zi. Pa asnjë dyshim se shkaktar në Veri është Putin-Vuçiq. Serbia e Rusia vetëm po i forcojnë lidhjet e rrezikshme dhe shumë antidemokratike. Serbia ka marre avion, mjete të blinduara dhe shumë tanke e rakete. Ato nuk janë për sorra. Serbia po armatoset kryesisht për Kosovë. E fitoj këtu betejën, mbetët Mali i zi e Bosnja. Atje ka shume forca dhe me siguri se do të fitoj edhe atje. Kështu është krijuar lidhja midis Sebisë me Rusinë e Bjellorusinë kundër BE-së e SHBA-ve. Në Veri nuk po mbrohen vetëm Kosova por e tërë demokracia Perëndimor dhe të arriturat në Evropë. Kosova këtu nuk ka ku shkon”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat