Situata në veri/Eksperti i sigurisë paralajmëron eskalim të situatës, nëse nuk ndodh kjo gjë

Politika

Situata në veri/Eksperti i sigurisë paralajmëron eskalim të situatës, nëse nuk ndodh kjo gjë

Nga: M.H. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 21:40
Policia e Kosovës

Vënia e reciprocitetit për Serbinë nga ana e kryeministrit Kurti arriti të sjellë tensione edhe më të mëdha me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti këtë vendim e mori për të zbatuar një nga pikat e marrëveshjes në Bruksel, por të tillë nuk e morën Serbia, pasi sipas tyre, ky është provokim.

E për media nuk po i ndalon deklaratat presidenti Vuçiq, duke kërcënuar publikisht Kosovën se edhe mund të i shpallë luftë.

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili u shpreh se reciprociteti ka arritur të sjellë tensione në vend që janë të nxitura nga udhëheqësia Serbe, duke arritur edhe tek hedhja e grantë dore.

Image
Drizan Shala

Ngjarjet në veri që nga dislokimi i forcave të sigurisë për të garantuar që të zbatohet masa e reciprocitetit për piken e përdorimit të tabelave është e tensionuar sa i përket sigurisë. Pra edhe ngjarjet e fundit në Zubin Potok dhe Zevçan është vetëm përshkallzim të situatës e cila vjen si rezultat i presionit që janë duke shkaktuar grupet kriminale të serbisë të cilat janë të orkestruar nga Beogradi zyrtar përmese krye kriminelit Zvonko Veselinoviç si dhe nënkryetarit të partis Lista Serbe që është pjesë e institucioneve të Kosovës Milan Radojiçiq. Ku janë përdorur edhe armë ushtarake ( granatë dore ) tregon që në atë pjesë veprojnë edhe strukturat e sigurisë së serbisë të cilat janë komanduesit e strukturave paralele në Kosovë”, u shpreh eksperti i sigurisë.

Tutje, ai shton se situata mund të eskalojë nëse nuk ndërhynë faktori ndërkombëtar pasi Serbia tashmë është duke këmbëngulur për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe e që nuk krijimi i saj nuk është në përputhshmëri me Kushtetuën e Kosovës.

Gjasat janë të eskalojë situata nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga faktori ndërkombetar i cili është duke u vonuar në gjetjen e zgjedhjes së problemit të krijuar në terren. Ndërsa në nivel politik të Beogradit zyrtar po tenton që këtë aksion legjitim dhe legal të autoriteteve të Prishtines ta atakojë në terren duke "shpallur" Asociacionin e Komunave Serbe sipas marrëveshjes se Brukselit ku për këtë ka dhënë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetueses ku thuhet që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës. Pra klima politike por edhe sigurisë do varen ekskluzivisht nga zhvillimet në terren dhe e cila do bartet në tavolinen e bisedimeve në Bruksel”, thotë Shala.

Në fund, ai shton një element që Rusia po arrinë të ketë tendenc që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit, pasi puqi i ka dështuar në Malin e Zi dhe në Maqedoni.

Një element duhet të potencohet këtu është që Rusia haptazi ka tendenc që të interferojë sa më shumë në punët e brendshme të vendit duke shkaktuar edhe puqi i dështuar në Malin e Zi në 2020 ai dhe tani në rastin e shugurimit në Citinje. Por ka patur edhe në Maqedonin e Veriut në 2017 tentim për grushtë shtet nga ana e VMRO/DPMN të mbështetur nga çarqet pro Ruse /Serbe. Në Kosove organet e sigurisë kanë dëbuar persona nga territori Oleg Derkach (rusë ) dhe janë ndaluar edhe shtetas tjeter ( rusë ) Sergei Belous ku ishte i shoqëruar nga një ( biellorus) Denis Bolshakov të cilet ishin të dyshuar për qëllime spiunazhi”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat