Dinakëria e Edi Ramës/Analisti nga Amerika i zbulon lojën që po kurdis për Kosovën

Politika

Dinakëria e Edi Ramës/Analisti nga Amerika i zbulon lojën që po kurdis për Kosovën

Nga: M.H. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:15
Edi Rama me Albin Kurtin, gjatë vizitës në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë ditës së djeshme ka vizituar Kosovën.

Rama u takua fillimisht me kryeministrin Kurti, për të vazhduar më pas edhe me liderët e partive politike.

Pas takimit që zhvilloi me Kurtin, të dy mbajtën një konferencë për media, përcjell “Bota sot”.

Në këtë konferencë, Rama përkrahu reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë.

Rama shtoi se reciprociteti për targa është normë elementare e të drejtës legjitime të shtetit të Kosovës, por edhe marrëveshje e arritur me kohë në mes dy qeverive.

Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë është se e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë që ti kthej targat e automjeteve, në një pritshmëri konfliktuale ku mizën po e bënë buall thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë”, tha Rama.

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” ka folur analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai u shpreh që para se të vije në Kosovë, i ishte drejtuar Ramës publikisht të hiqte dorë nga “Ballkani i Hapur”, mirëpo që për të njejtën nuk ndryshoi qëndrim kryeministri i Shqipërisë.

Ai thotë se Rama vazhdon të heshtë duke mos i dhënë asnjë vrejtje Vuçiqit dhe përmend një fakt tashmë të ditur botërisht, që Kosova është shtet i pavarur.

Image
Ramazan Bekteshi

Gjashtë orë para vizitës së Ramës në Prishtinë, unë iu drejtova atij me një kërkesë në rrjetet sociale: Rama, sot e ke shansin historik ti thuash: ‘Jo, Ballkanit të Hapur’, derisa sot aeroplanët dhe helikopterët serb provokojnë konflikt afër kufirit me Kosovën, derisa sot ambasadori rus afër kufirit të Kosovës i viziton forcat serbe, a s’është ky një mesazh alarmi edhe për ju z. Rama? Sot është momenti në Prishtine, që ti lash mëkatet tua për Kosovën! Megjithatë, kur është në pyetje ‘Ballkani i Hapur’  Rama edhe në Prishtinë mbetet ai Rama i Shkupit, Rama i vjetri, që ia shton jetën politike Vuçiqit dhe idesë serbo-ruse. Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë në një linje, sepse ndryshe nuk bënë, dhe, Kosova ia dha një shans Ramës që ti përmirësoj gabimet, por ai nuk doli burri i besës, as pas gjithë këtyre kërcënimeve të pa baze të vëllait të tij Vuçiq. Rama vazhdon të heshti, s’ia jep asnjë vërejtje të vetme Vuçiqit, s’e kritikon por në mënyrë të përgjithësuar thotë, se ‘Kosova është një shteti i pavarur’, një fakt që dihet botërisht nga bashkësia ndërkombëtare, dhe sa për sy e faqe e përkrah kryeministrin tonë për tabelat”, u shpreh ai.

Analisti thotë se Rama ka një taktikë të një diplomati dinak duke përkrah Kosovën për reciprocitet vetëm me deklarata dhe jo në mënyra të tjera të dukshme.

Gjithashtu, ai shton se heshtja e opozitës në këto rrethana, Ramës veçse po ia lehtëson veprimet.

Rama në Prishtinë s’ u tërhoq nga ‘Ballkani i Hapur, as s’i dërgoi mesazh të qartë ‘vëllait’ Vuçiq edhe pas kërcënimeve me aeroplanë ushtarak, s’ foli as kundër hegjemonizmit serb. Ai me taktikën e një diplomati dinak, e përkrah Kosovën vetëm në mënyrë deklarative por jo të protestoj apo të bëjë demarsh ndaj Serbisë provokatore dhe luftënxitëse. Fatkeqësisht, Rama vazhdon të navigojë në ujëra të turbullte e të rrezikshëm politik, kombëtar e ndërkombëtar, me inatin dhe egon e tij të pashembullte në analet e shtetit shqiptar karshi Kosovës duke u solidarizuar me hasmin tanë të përbetuar dhe një kriminel lufte. Heshtja e opozitës së Kosovës ndaj veprimeve të rrezikshme të Ramës dhe disa intelektualëve të Kosovës sikur ia lehtësojnë veprimin irracional atij. Ish ambasadorja Çitaku del haptas në përkrahje të Ramës, gjersa Rama inkuadron çikat e arta të Kosovës në Forcat e Armatosura, inkuadron politikanë të Kosovës në kabinetin e tij si gjest ‘vëllazëror’, a është ky një gjest vëllazëror, apo hi ne sy”, theksoi analisti.

Bekteshi thotë se paraqitja e të dy kryeministrave ishte e matur dhe se Kurti e priti si një nikoqir i fortë mirëpo ishte Rama përsëri ai i cili nuk la pa përmendur “Ballkanin e Hapur” duke e promovuar dhe kritikuar Kosovën për mospjesëmarrjen e saj.

Në këtë situate që jemi me Ramën, ai do të vazhdoj të thotë se Kosova është një shtet i pavarur, duke përkrahur si këtë punën e targave por duke promovuar ‘minishengenin e ri’ , dhe duke mos e sulmuar figurën dhe veprimet shoviniste e të rrezikshme të Vuçiqit. Derisa, pala e Kosovës për të qenë politikisht korrekte luan një politikë ‘tërhiq e mos këput’ për hatër të Ramës që Shqipëria të mos n ‘a braktisi tërësisht e të krijohet një presedan i keq për të dy shtet shqiptare.  Derisa paraqitja e dy kryeministrave tanë në pres-konferencë ishte e matur, e ‘ftoftë’ pa artikulim, pa intonacion, pa gjallëri, dhe e mërzitshme. Albini u mbajt fort si nikoqir, pa ia prish Ramës. Por, Rama sërish veproi sikur të ishte nën influencën e substancës së ndaluar. Ai në mes të Prishtinës e promovoi sërish ‘Ballkanin e Hapur’, u ankua pse shqiptarët jashtë kufirit e quajnë vëllai i Vuçiqit dhe i iku takimit me Presidenten e Kosovës ashtu si që kishte vepruar në Neë York ditë më parë. Rama iku pa protesta dhe pa kritika nga gazetarët e Kosovës që s’ua dha fjalën kohë më parë në Tiranë”, potencon ai.

Pa përmendur Bekteshi nuk la as Qosjen i cili gjatë ditës së djeshme u kërkoi takime më të shpeshta të dy vendeve e që sipas analistit nëse kjo del të jetë e vërtet, është një kritikë për të u përshëndetur.

"Shpresoj shumë se të gjithë shqiptarët do t'i bashkojnë mendjet", shton në fund analisti.

Kam një përshtypje dhe një ndjesi nga mërgimi, se këtë afrim të papritur dhe shume të nevojshëm në kohë kritike për dy shtetet tona shqiptare, në mes dy kryeministrave tanë e pleqëroi Rexhep Qosja, ai ishte kryenegociatori, dhe nëse kjo është e vërtetë ashtu si ia futa unë kot, ne e përgëzojmë fort Akademikun, sepse mos komunikimi i dy shteteve tona është një gjë shume e tmerrshme. Edhe dekorimi i Qosjes nga Rama nëse lidhet me këtë bashkim që e supozova unë është për tu përshëndetur. A do të sjelli ky takim një epokë të re në mes dy kryeministrave tanë mbetet të shihet gjate javëve dhe muajve në vazhdim. Shpresoj shumë se të gjithë shqiptarët do ti bashkojnë mendjet, idetë dhe forcat, dhe nëse gjeneratat para nesh në kohë shumë më të vështira kanë ditur të punojnë së bashku, atëherë, çka dreqin i pengon dy qeveritë tona”, përfundoi Bekteshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat