Doktori i Shkencave të Sigurisë flet për ngjarjet në veri/ Ky është mesazhi që KFOR-i ia përçoi Serbisë!

Politika

Doktori i Shkencave të Sigurisë flet për ngjarjet në veri/ Ky është mesazhi që KFOR-i ia përçoi Serbisë!

Nga: N.Sh. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:31
KFOR-i gjerman

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e veturave me targa serbe.

 Pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, në veri është tensionuar situata pasi që, serbët kanë filluar bllokimin e rrugëve, të cilët në shenj revolte kundër Njësive Speciale të Kosovës, janë duke protestuar akoma në rrugët që të dërgojnë nga Kosova në kufirin me Serbi.

Pas acarimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit serb, misioni ushtarak i NATO-s ka mbërritur në pikat kufitare me Serbinë ku edhe po kryen patrollime të vazhdueshme.

Në bazë të Rezolutës 1244 KFOR-i ka mandat për të qëndruar në Kosovë për të ruajtur paqen dhe qetësinë.

Për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në targa ka folur doktori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.

Image
Doktori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami

Ai për gazetën “Bota sot” thotë se ndërhyrja me Policinë e Kosovës në veri ishte pas infomatave që kishte marr Policia e Kosovës se mund të ketë trazira në pikat kufitare atje.

Islami e ka mirëpritur lajmin për shkuarjen e KFOR-it, për të cilët thotë se është veprim i zakonshëm.

Ai thekson se, strategjia e KFOR-it ka qenë e nevojshme pas vendosjes së ushtrisë serbe dy kilometra larg Jarinjës.

Sa i përket rritjes së numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri, kjo është diçka e zakonshme për shkak se me Rezolutën 1244, KFOR-i, është i mandatuar ta mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës e në kushte jonormale edhe sigurinë brenda territorit të Kosovës kur është e nevojshme. Pas dislokimit të ushtrisë serbe dhe artilerisë së rëndë në veri të Kosovës, strategjia e KFOR-it u pa se ishte e nevojshme rritja e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it të cilët janë vendosur në pika të ndryshme”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Profesori i shkencave të Sigurisë thotë se, numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur në mënyrë që të barazpeshohen forcat ushtarake të qeverisë serbe dhe KFOR-it.

Islami shprehet se KFOR-i kapërçuar një mesazh drejt presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rritja e numrit të KFOR-it e rritë sigurinë brenda territorit të Republikës së Kosovës ,por në të njëjtën kohë është një mesazh për Qeverinë serbe se i vetmi mandatar i cili është ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe gjendjen e sigurisë së përgjithshme publike është KFOR-it, kësisoj mendoj që Vuçiqit iu përçua një mesazh që nuk guxon të luaj me ndërhyrje eventuale ushtarake në territorin e Kosovës”, përfundon dr. Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat