A do të ulen tensionet pas takimit Kosovë-Serbi/ Flet Krasniqi

Politika

A do të ulen tensionet pas takimit Kosovë-Serbi/ Flet Krasniqi

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:42
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës

Nesër do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Ky takim vije nga vendosja e reciprocitetit të targave me Serbinë, gjë që shkaktoi edhe tensione në veri të Kosovës.

Analisti politik Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar takimin i cili do të mbahet nesër duke thënë se nuk do të ketë rezultate nga takimi duke ditur që BE nuk na ka hequr vizat e as nuk na ka trajtuar të barabartë në dialog.

“Ofertat e BE-së nuk besoj që do të jenë serioze dhe të besueshme pasi që kohëve të fundit kanë shkelur mbi premtimet e veta, ku akoma s'na kanë hequr regjimin e vizave, në dialog asnjëherë s'na kanë trajtuar të barabartë dhe premtimet e tyre s'besoj së janë shumë serioze. Nuk pres që do të ketë rezultate në këtë takim pasi që ne i dimë qëndrimet e kryeministrit tonë por çka e bënë më të besueshme, tani është koha e zgjedhjeve lokale që z.Kurti nuk dorëzohet lehtë”, deklaron Krasniqi.

Image
Islam Krasniqi

 

Sipas tij, tensionet e ngritura tashmë nuk do të ulen dhe duhet t’u bëhet e qartë edhe BE-së se Kosova është shtet dhe ashtu siç na trajtonin, do t'i trajtojmë.

Në fund, shton se territorin tonë e mbron NATO e cila ia vranë shpresën presidentit serb dhe atij rus.

Tensionet nuk besoj që do të përfundojnë pas këtij takimi në Bruksel por ne duhet të ju bëjmë të qartë edhe BE-së apo përfaqësuesëve të BE-së z.Borellit dhe z.Lajçakut se ne jemi shtet, i pëlqej Serbisë apo jo, ashtu siç na trajtonin, do t'i trajtojmë asgjë borxh s'do të ju mbetemi dhe Serbia t'a shuaj atë shpresën e Millosheviqit apo djemve tij siç është Vuqiqi, sepse territorin tonë e mbron NATO e cila ja vranë shpresën presidentit serb dhe atij rus sa herë zgjohen nga gjumi me ëndrrën se do të kthehen në Kosovë edhe njëherë”, përfundon analisti Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat