E kërcënoi me luftë Kosovën, mësohet dëshpërimi më i madh i Vuçiqit – ja si i dështoi plani i tij

Politika

E kërcënoi me luftë Kosovën, mësohet dëshpërimi më i madh i Vuçiqit – ja si i dështoi plani i tij

Nga: A.M Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:28
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, tash e disa ditë po kërcënon Kosovën me luftë.

Madje, për këto kërcënime të presidentit serb kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtar, të cilat kanë ngritur dyshime për shpërthimin e një lufte të re në Ballkan.

E lidhur me kërcënimet e Vuçiqit për luftë, në një prononcim për gazetën “bota sot” ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai kërcënimet e Vuçiqit i cilësoi si një shprehje e dobësisë së një ish krimineli serb me damkë, që kërcënimet i ka "zanat" të vjetër dhe i përdorte pa kursim edhe derisa ishte kamarier i Sheshelit.

Image
Analisti politik, Gani Qarri.

“Duke ditur se ndërhyrja me ushtri, nuk mund të ndodh më si në vitet e 90-ta, kur Kosova nuk kishte polici as mbrojtje të thjeshtë territoriale, ndërsa tani përveç rreth 10 mijë pjesëtarëve të policisë të mirë përgatitur dhe rreth 5 mijë pjesëtarëve të ushtrisë së re të Kosovës, në vendin tonë kemi edhe forcat e NATO-së, nën udhëheqjen e KFOR-it, kërcënimet e Vuçiqit, janë vetëm shprehje e dobësisë së një ish krimineli serb me damkë, që kërcënimet i ka "zanat" të vjetër dhe i përdorte pa kursim edhe derisa ishte kamarier i Sheshelit dhe pjesëtarë i partisë radikale serbe, kohë kur publikisht deklaronte se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak”, deklaroi ai.

Madje, Qarri tha se duke e njohur të kaluarën kriminale dhe politike të Vuçiqit, nuk ka çfarë të pritet tjetër përveç kërcënimeve banale. Ai e cilësoi presidentin serb si një nga pasardhësit e politikës më kriminale që ka njohur historia e re e Ballkanit.

“Ndaj përderisa i njëjti kriminel është vazhdimësi e politikës së vjetër gjenocidiale të Serbisë fashiste dhe pasardhës i drejtpërdrejtë i elementeve më kriminale që ka njohur historia më e re e Ballkanit dhe gjithë luftërave të zhvilluara në mbarë ish republikat e federatës jugosllave, nga një nostrum si Aleksandër Vuçiq, i cili tanimë është edhe president i Serbisë okupatore, nuk ka çfarë të pritet tjetër përveç kërcënimeve banale, të cilët menjëherë pas daljes nga goja e tij kundërmuese, shpërndahen si era e keqe e dalë nga stomaku i fryrë, pas një ushqyerje të pakontrolluar me pasul shumadjie”, theksoi analisti.

Në vazhdim, ai u shpreh i lumtur me profesionalizmin dhe punën e forcave policore të Kosovës gjatë aksionit në veri.

Qarri beson se nuk duhet të merren seriozisht këto kërcënime të shtetit serb, por duhet të vazhdohet të punohet në ndalimin e skenarëve ogurzi të kriminelit Vuçiq dhe bandave serbe të veriut.

“Kështu që, të sigurt në profesionalizmin dhe aftësitë e policisë tonë heroike, për zbatimin e reciprocitetit, mbrojtjen e rendit e të ligjit dhe garantimin e pikave kufitare në veri të vendit tonë, përkundër barrikadave të vendosura nga bandat kriminale serbe në veri, të cilat pas thirrjes së kriminelit Vuçiq bllokuan në disa pjesë, rrugët, por pa mundur të arrinin deri te pikat kufitare, për të përsëritur aktet kriminale e vandalizmat e njohura të disa viteve më parë, gëzohem shumë, që shteti dhe populli i Kosovës, kërcënimet e këtij bastardi nuk i ka marrë për asnjë moment seriozisht dhe të gjithë ndjehemi krenar me njësitë tona policore që u kujdesën me kaq përpikëri për realizimin e vendimeve institucionale të Qeverisë dhe shtetit tonë të pavarur, pa lejuar për asnjë milimetër, të realizoheshin skenarët ogurzi të kriminelit Vuçiq dhe bandave serbe të veriut, që janë plotësisht në shërbim të Serbisë”, nënvizoi ai.

Tutje, analisti konsideroi se kushti i ‘sert’ i presidentit serb për tërheqjen e forcave policore nga veriu, dëshoti pas takimit me shtetet e QUINT-it, nga i cili Vuçiq doli kokë ulur.

Gjithashtu, ai tha se duke i parë edhe patrullimet e KFOR-it dhe gjeneralëve të saj në veri, nuk sheh asnjë rrezik për Kosovën, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të kriminelit Vuçiq.

“Për aq më tepër, sot u dëshmua edhe njëherë më tepër, se kërcënimet dhe kushtet e vëna nga krimineli Vuçiq, pas burgosjes së kuislingut Hashim Thaçi, nga Gjyata Speciale, në Kosovën e pavarur dhe sovrane, nuk kanë më, asnjë ndikim, madje edhe kushti i “sert” i tij se për të rifilluar bisedimet me Kosovën, duhet të tërhiqen të gjitha forcat e policisë së Kosovës nga veriu, përfundimisht ra në ujë, gjë që u vërtetua publikisht, menjëherë pas përfundimit të takimit me vendet e QUINT-it, prej nga Vuçiq doli kokë ulur duke deklaruar se edhe pa heqjen e forcave policore të Kosovës, nga veriu i vendit tonë, do të rifillojnë bisedimet për targa në Bruksel, me Kosovën.

Madje shto gjithë kësaj faktin se sot ka filluar edhe patrullimi i KFOR-it, në veri dhe nga gjeneralët e kësaj force ndërkombëtare, janë vizituar edhe pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, unë nuk shoh më kurrfarë rreziku për Kosovën, përkundër kërcënimeve të vazhdueshme të kriminelit Vuçiq, të cilat më tepër vijnë si shprehje e dëshpërimit të pafund të tij”,
tha ndër të tjera, Qarri.

Krejt në fund, analisti deklaroi se dëshpërimi më i madh i Vuçiqit është përfundimi i mënyrës së dialogimit sipas kushteve të tij, pasi nuk do të mund ta realizojë planin e tij për ndarjen e Kosovës.

Ndër të tjera, Qarri përmendi ndryshimin e rrjedhës së dialogut me kryeministrin Albin Kurti.

“Dëshpërimi i kriminelit Vuçiq bëhet edhe më i madh, pasi që pas rreth 11 vitesh dialogu të zhvilluar vetëm për çështje të brendshme të vendit tonë dhe diktimi të vazhdueshëm nga Serbia mbi format dhe mënyrat e rregullimit të brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës, avaze të ofruara padrejtësisht Vuçiqit dhe Serbisë okupatore nga kuislingu Hashim Thaçi, ato tash e përgjithmonë kanë marrë fund dhe Kosova përfundimisht dëshmoi para faktorit të brendshëm dhe ati ndërkombëtar, se nuk ka më dirigjime të Vuçiqit as diktime të Serbisë në asnjë pjesë të territorit tonë dhe tash e tutje, i pëlqeu apo jo Vuçiqit dhe Serbisë okupatore, Kosova do të funksionoj vetëm si shtet i pavarur e sovran në gjithë territorin e saj”, përmbylli Gani Qarri, përcjell “Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat