Takimi në Bruksel/ A do të largohen forcat ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën?

Politika

Takimi në Bruksel/ A do të largohen forcat ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën?

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:19
Ilustrim

Të mërkurën në Bruksel, janë takuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit të zhvilluar në pranin e  të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, ka folur shefi i delegacionit të Kosovës dhe zëvendësministri, Besnik Bislimi.

Ai është shprehur se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së.

Në një prononcim për “Bota sot”, profesori Sulejman  Mehazi, ka komentuar deklaratën e shefit të delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi për negociatat e zhvilluara sot me Serbinë.

“Zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë bisedimeve të sotme me palën serbe në Bruksel thotë, se, është marrë vesh për do drafte finale trepikëshe me Serbinë, Bislimi shpreh paqartësi e dyshime marrëveshjesh me Serbinë, kjo vërehet gjatë deklaratës së tij në facebbook i cili thotë se: "Ne shpresojmë që delegacioni i Serbisë do të bindet për tekstin e marrëveshjes pa asnjë ndryshim të mëtejmë dhe në momentin e dakordimit, mund të themi se kemi një marrëveshje valide." Tri fjalët kyçe politike të Bislimin: "Ne shpresojmë", "se Serbia do bindet" dhe "mund të themi se kemi një marrëveshje valide" tregojnë se nuk janë marrë vesh dhe se Serbia nuk do respektojë asnjë draft të sotëm në Bruksel, se deklarata e Bislimit është e pa qartë për qytetarët e opinionin e gjerë të Kosovës që na detyron të mendojmë se shumë larg marrëveshjeve janë me Serbinë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Mehazi shprehet se Bislimi nuk e ka bërë të qartë se a do largohen edhe forcat policore e ushtarake serbe nga kufiri më Kosovën.

“Bislimi në asnjërën prej tri pikave të sotme që tha s'është i qartë, në anën e kufijve të Kosovës tregon se njësitë e forcave speciale të policisë së Kosovës do zëvendësohen me forcat e KFORIT, kurse në anën tjetër të kufirit serb nuk tregon se a do largohen edhe forcat policore e ushtarake se bashku me tanket dhe avionat luftarake serbe. Dhe se "draftet finale" që i përmend  Bislimit  do jenë formale e të kota për trashëgimtarin e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqin. Qe dhjete vjet "drafte politike" dialoguese po bëhen me Serbinë, po kurrgjë ndaj këtyre '"drafteve finale" me Serbinë”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat