"PDK-në po e pret fundi i saj, vetëm ky njeri do të mund ta shpëtonte nga rënia"

Politika

"PDK-në po e pret fundi i saj, vetëm ky njeri do të mund ta shpëtonte nga rënia"

Nga: H.O. Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:35
Memli Krasniqi

Profesori dhe opinonisti Binak Maxharraj, në një prononcim të tij dhënë për "Bota sot" ka folur për rezultatet e mundshme që mund të ketë PDK-ja, në zgjedhjet lokale.

Maxharraj thotë se me zgjedhjen kryetar të Memlit Krasniqit në këtë parti, ajo vetëm se do të shënoj rënie.

Ndërsa si shpëtimtar të kësaj partie, e sheh Lirak Çelën. 

Madje, për këtë të fundit, thotë se është ndaluar disa herë kur ka kërkuar reforma brenda kësaj partie.

Prononcimi i plotë:

FUNDI DHE FUNDOSJA E PDK.

/Më Lirak Çelën kryetar të PDK-së do të mbijetonte, kurse me Memli Krasniqin do të fundoset/.

Zgjedhjet lokale në Kosovës se shpejti do të mbahen, kanë mbetë edhe pak ditë deri me 17 tetor 2021. Pos shumë partive tjera në këto zgjedhje po merr pjesë edhe PDK e cila doli shumë e dëmtuar nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021. Por edhe për shkak të arrestimit të krerëve të saj të cilët që një vit gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë.

Fill pas luftës u formua Partia për Prosperitet Demokratik në të cilën u abonuan pjesa më e madhe e komandantëve në krye me Hashim Thaçin, por shpejtë ajo e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës. Pas luftës në zgjedhjet e para parlamentare nuk i fitoi kjo parti por partia e Ibrahim Rugovës LDK. Por së shpejti PDK e traumatizuar  nga humbja në zgjedhjet e para në ato të dyta më shumë manipulime dhe me vjedhjen seriale të votave i fitoj zgjedhjet.

Që atëherë e deri më sot PDK kaloi nëpër baticat dhe zbaticat e saj por asnjëherë të gjej rrugën e vërtetë të zhvillimit. Kjo ndodhi sepse komandantët që e morën këtë parti me shumë ishin të etur për pushtet se sa për ndërtimin e mirëfillët të partisë dhe të shtetit. Ata u morën më shumë me keqpërdorime me hajni dhe plaqkitje të pasurisë së shtetit me skandale dhe afera të ndyshme, dolën në dritë edhe klanet e rrezikshme për shtetin siç ishte Klani mafiasë Pronto ku ishin përfshirë të gjitha figurat kryesore të PDK-së, të cilët së shpejti kësaj partie filloj t’i humb vlera dhe nami i luftës. Por, më marrjen e PDK nga Kadri Veseli parita filloj rënien e ngadaltë sepse vetë Kadri Veseli si një njeri i SHIK-ut nuk kishte karrizëm të mjaftueshëm dhe autoritet për ta udhëheqë PDK, kështu që ajo me 14 shkurt 2021 së bashku edhe me LDK e korruptuar të Isa Mustafës pësuan fiaskon më të madhe drejtë rënies.

PDK e cila dikur konsiderohej si partia më e madhe në vend pas këtyre zgjedhjeve po përjetonte ditë jo të mira e cila po të mos zgjohet nga laragjia e komandantëve në besime të rrejshme në vetëvete, kjo parti edhe mund të humbasë, mund të fundoset krejtësishtë.

Fati i saj mvaret se si do te sillet ajo pas zgjedhjeve të fundit të humbura parlamentare të 14 shkurtit 2021, pasiqë kjo parti konsiderohet si parti e ngurtë pa inercion dhe motive për zhvillim dhe demokratizimin e partisë e cila nga këto parime nuk kishte lëvizuar fare. Se a do të lëvizë kjo parti drejti demokratizimit, se a do të përshëndetet kjo parti nga komandantët të cilët edhe e shkatërruan këtë parti a do të freskohet kjo parti me kuadro të reja të afta për ta çuar përpara PDK, apo do të jetë ashtu e ngurrët siç ishte.

Nga këto zhvillime do të varet fati i saj?!.

Por, PDK pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat siç pamë nuk doli mirë, çuditërishtë e emëroi si ushtrues së detyrës së kryetarit Enver Hoxhajn, i cili nuk kishte ndonjë performancë dhe autoritet në parti, por me ushtrime t e dobëta të disa resoreve që i kishte në qeverisjen e kësaj partie, me afera dhe skandale, etj. Enver Hoxhaj në vend se të merrej me punët rreth performimit të partisë i vërsulej fituesit të zgjedhjeve Albin Kurtit sikur ai te ishte fajtori kryesor i humbjes se kësaj partie, bile i caktonte duel edhe në gjysmë të natës me pixhama veshur. Pra, PDK në vend se të ulej dhe të analizonte situatën e brendshme të saj, t’i gjej shkaqet dhe arsyet që e quan në rënie të kësaj partie, ajo po merrej me gjëra të kota, po merrej me kritikat drejtuar partive tjera e sidomos të LVV dhe Albin Kurtit.

Por përgjatë gjithë kësaj kohe deri në mbajtjen e Konventës së Partisë PDK nuk ndërmori pothuajse asgjë drejtë refromimit dhe freskimit të partisë por e lejoj vetën ashtu me duar në xhepa të mbaj Konventën e saj. Në të vërtetë brenda PDK kishte aktivistë, anëtarë partie që nuk pajtoheshin me gjendjen në të cilën ka rënë PDK dhe me ngulim kërkonin që partia të nis reformat në parti. Ndër më të zëshmit që kërkonte reformimin e PDK-së, ishte Lirak Çela i cili haste në vesh të shurdhër të te fortit e partisë, të komandantët të cilët më së paku e dëshironin që kjo parti të liberalizohet, të performohet. Bile, aq me keq kjo parti haptas ia ndalonte Lirak Çelajt që në publik të kërkonte demokratizimin e PDK duke ia ndaluar edhe pjesmarrjen e tij nepër disa emisione publike në tv, etj.

Por partia ne Konventën e saj të mbajtur me 3 korrik 2021 nuk ishte në nivel të duhur, nuk dëshironte që PDK të merret me reformat në parti drejtë demokratizimit të saj, ajo në punimet e Konventës nuk u more fare për shkaqet dhe pasojat që po e qojnë në rrokullisje këtë parti. Kjo parti në Konventën e saj ishte deshtë të ndërmerr disa hapa të domosdoshëm në këtë drejtim:

-PDK të distancohet nga keqpërdorimet e komandantëve të saj të cilëve si në nivel qendror dhe lokal u kishte dalë zëri i keq në të gjitha keqmenaxhimet e pushtetit në çdo nivel. Duhej që konventa me sens kritikë të lirohet nga këta komandantë të cilët e prishën lavdinë e luftës me keqmenaxhim të pushtetit dhe partisë. Me shumicën prej tyre Konventa as që pati kurajo të ballafaqohet me ta dhe ata mbetën ende si një kancer i kësaj partie që sot e kësaj dite sillën në stilin”Hej a din se kush jam unë” e as që i përfillin qëndrimet dhe vendimet e partisë,

-Gjatë punimeve në Konventën e partisë as që u pëmend roli i SHIK-ut si segment i kësaj partie i cili i kishte shtrirë rrënjët në çdo pore dhe segment të shtetit me shantazhe, frikësime dhe keqpërdorime të shumta, bile dyshohet edhe për shumë vrasje, keqpërdorime dhe trajtime të dhunshme të njerëzve kundërshtarë të PDK-së, e sidomos ishin në shënjestër aktivistët e LDK bashkëpunëtorë të Presidentit historik Ibrahim Rugovës. Të  gjitha këto sjellje të SHIK-ut si segmet i PDK i sollën me shumë dëm reputacionit të PDK të cilat gjatë punimeve të Konventës ishte deshtë të distancohen. Por asgjë nuk ndërmori në këtë drejtim, heshti. Përkundrazi gjatë gjithë periudhës së pasçlirimit PDK në heshtje i përkrahu veprimet e këtilla të SHIK-ut, sepse ashiqare ai po e kryente punën e saj,

-Por në punimet e Konventës te PDK nuk u la anash pa u përmend edhe burgosja e liderve te saj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale në Hagë për të cilët gjatë punimeve të Konventës u thurën lavdata për ta. Në rregull kjo është punë e PDK. Por dihet se kjo gjykatë është e Kosovës, e votuar nga vete Thaçi dhe Veseli në Parlamentin e Kosovës bile edhe me trysnitë e tyre. Në këtë Gjykatë nuk po akuzohet lufta fisnike, e ndershme e UÇK e cila u fitua me gjakun e dëshmorëve të kombit sepse luftrat çlirimtare askund në botë nuk janë objekt i gjykatave, ato nuk gjykohen nuk ka ligje që i gjykon. Gjykata Speciale në Hagë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, etj., po i akuzon ata personalisht dhe në veçanti për krime idnividuale dhe krime kundër njerëzimit gjatë dhe pasçlirimit të cilët akt-akuza i ngarkon më mbi 100 vrasje,dhunime dhe keqtrajtime.Nuk dua të merrem më këtë se a janë fajtor apo jo, me këtë le te merret drejtësia, uroi që të dalin të pafajshëm. Por, është mirë që të mos ndërhyhet në punimet e kësaj Gjykate, le ta kryen ajo punën e vetë, sepse kjo gjykatë është e jona, vetë e kemi themeluar, jo për ta dënuar UÇK por individet e saj që kanë bërë krime më të cilet nuk doli asnjë gjykatë të ketë guximin t’i gjykojë në Kosovë.

Në fund,ashtu siç ishte planifikuar Konventa e PDK i vazhdoi punimet, pa u marrë me kurrfarë diskutimesh për fajësinë e rënies se imazhit të PDK, pra diskutime në lidhje me demokratizimin e partisë, por për pikë kryesore pati vetëm zgjedhjen e kryetarit të saj. Edhe kjo pikë e rendit të ditës ishte përgatitë më parë. Në zgjedhjen e kryetarit nuk kishte kundërshtar nuk ishte as Lirak Çela, i cili me ngulim kërkonte transformimin dhe demokratizimin e PDK. Por kryetari i ardhshëm i PDK doli “nga zarfi”i gatshëm i propozuar nga strukturat e brendshme diku në skutat në lokalet e partisë, por edhe nga një shminkatje me sy nga Haga. Pra njeriu që doli nga “zarfi” ishte servili Memli Krasniçi i cili nuk njihet për ndonjë karizëm të posaçëm, por as në aftësinë e tij për të drejtuar sipas bindjeve të tij partinë pa u ndikuar nga dikush tjetër të cilët edhe e kishin sjellë aty. Por, kryetari i ri i PDK Memli Krasniqi nuk u distancua për asgjë nga qeveisja e keqe e PDK, nuk u distancua as pse humbi Çakorrin ku ndikim kryesor pati lideri i tyre Hashim Thaçi, pse erdhi Asociacioni i komunave me pakicë serbe me kompetenca ekzekurive ku me 2013 e me pas me 2015 e kishte firmos Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, pse Memli Krasniqi nuk u distancua fare edhe nga tentimi i shefit të tij Hashim Thaçi për ndarjen, copëtimin dhe korigjimin e kufijve për të cilët loboj nëpër botë që kjo të ndodhë. Për, të gjitha këto të bëma të keqija nga liderët e partisë së tij Memli Krasniqi as që e qeli gojën as që u distancua. Krejt këto mos reagimi të tij i përcolli me kujdes votuesi dhe simpatizuesi i PDK të cilët do të hakmerren me 17 tetor 2021.

Trup e shjeshtë siç e thash edhe në fillim me Lirak Çelën kryetar PDK do të mbijetonte, kurse me Memli Krasniqin ajo do të fundoset edhe më tutje, sepse ky njeri nuk ka as karizëm e as nafuzë të duhur për të drejtuar PDK, e aq me pak për ndonjë tentim për të demokratizuar atë, e cila edhe sot e kësaj dite mbeti e ngurtë si më parë, me komandatë dhe njerëz të korruptuar dhe me SHIK-un përbrenda saj.

Prandaj për zgjedhjet që po vijnë PDK e pareformuar dhe e shpërlarë nga mbeturinat e qeverisjes së keqe dhe keqmenaxhime tjera të dëmshme, e deri te ajo me e rrezikshmja kur liderë e saj tentuan edhe ta ndajnë, coptojnë dhe korrigjojnë kufijtë e vendit duke e cënuar kështu edhe sovranitetin e vendit, çfarë në asnjë rast PDK nuk u distancua.

Duke e patur parasysh te gjitha këto jam shumë skeptik se PDK do të këtë ndonjë sukses në zgjedhjet lokale, sepse ajo parti e cila shkon në zgjedhje veshur më “teshat” vjetra pa asnjë te re zor qe do të ketë ndonjë sukses.

Dhe për krejt në fund PDK sipas rrugës që e ka zgjedhë me një kryetar servil, zor që do të merr rimëkëmbjen e saj, ajo po shkon drejti fundit, fundosjes së saj.

Do të dëshiroja të mos jetë kështu, të jetë e kundërta!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat