LDK apo LVV në Prishtinë?

Politika

LDK apo LVV në Prishtinë?

Nga: A.Z Më: 13 tetor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se projektet e Përparim Ramës e transformojnë Prishtinën dhe jetën e qytetarëve.

“Kur i vë projektet e Përparimit përballë lyerjes së një fushe të futbollit, e frymës së një partie politike, e një program që e kopjon më pas atë të Përparimit, atëherë është evidente që qytetarët e kanë mundësinë e shkëlqyeshme për një kryetar si Përparim Rama, i cili e transformon Prishtinën, pra e transformon qytetin dhe jetën e qytetarëve”, ka potencuar Abdixhiku.

Lidhur me këtë, analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se përmes fushatës politike partitë proklamojnë vetën si të pakonkurencë, anadaj edhe LDK-ja e bënë një gjë të tillë, por që në vërtetë është e kundërta kësaj.

Ahmeti ka shtuar tutje se rreziku i LDK-së, është që pa balotazh të fitohet Prishtina, por kjo mund të ju kthehet më 17 tetor, andaj të manipulohet me forma të tilla nuk është e drejtë.

“Fushata politike ju jep mundësi partive politike me promovu ideologjinë politike, por çdoherë duke proklamuar veten si të pakonkurencë në raport me të tjerët. Kjo bëhet vetëm për një qëllim, pasi manipulimi me psikologjinë e votuesve është evidente në çdo parti politike. LDK-ja mund të përdorë këtë strategji, por realiteti në fuqinë elektorale në Prishtinë është në anën e kundërt, por LDK-ja luftën e bënë që t'ju jepet mundësia me hi balotazh, pasi rreziku potencial për LDK-në është që Prishtina të fitohet pa balotazh. Realiteti i shtrembëruar i krerëve të kësaj partie mund t'ju kthehet bumerang më 17 tetor dhe nuk është racionale të manipulohet me forma të tilla”, deklaroi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat