Aksioni në veri/ Kritikohet BE-ja

Politika

Aksioni në veri/ Kritikohet BE-ja

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:03
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut më 13 tetor, gjatë protestave ndaj një aksioni kundër kontrabandës së mallrave

Të mërkurën, Policia e Kosovës e zhvilloi një aksion në Mitrovicë kundër krimit dhe kontrabandës.

Por, ky aksion shkaktoi protesta nga serbët, ku pati edhe incidente ndërmjet serbëve dhe Policisë së Kosovës. Për këtë, aksion ka pasur reagime edhe nga ndërkombëtarët. Nga Bashkimi Evropian e kritikuan këtë aksion.

Sipas shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, këto veprime janë të papranueshme.

Po ashtu, edhe Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar duke deklaruar se nuk ka pasur koordinim me BE-në për veprimet në veri.

Ndërkaq, analisti politik, Faton Mehmeti ka komentuar këto deklarata të zyrtarëve të BE-së. Ai ka thënë se BE-ja disa herë ka dalë pro Serbisë.

“BE ka qenë dhe është pro Serbisë, këtë gjë e ka shfaqur disa herë. Kështu që, edhe kjo deklaratë është në këtë kuadër dhe si e tillë ajo duhet kuptohet. Si mundet Borello dhe zëdhënësi të qortojnë Kosovën për një aksion kundër kontrabandës brenda territorit të saj. Kontrabanda s`ka etni, këtë më së miri e di BE”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Mehmeti i quan skandaloze këto deklarata të zyrtarëve të BE-së.

“Është skandaloze të akuzohet Kosova për veprim brenda shtëpisë së vet, në vend se të përgëzoj Kosovën që lufton krimin, kontrabandën. Vetë BE  thotë se Kosova duhet të luftoj korrupsionin dhe kontrabandën për liberalizim të vizave, tani që e bën e qorton, a ka kush i bie ne fije BE. Kosova duhet të ngrijë marrëdhëniet me BE derisa kjo e fundit nuk ndryshon strategjinë ndaj Kosovës”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat