“Pikat sekrete të marrëveshjes së Baton Haxhiut me Serbinë”/ Publicisti zbulon detaje, tregon për kë u bë kjo gjë

Politika

“Pikat sekrete të marrëveshjes së Baton Haxhiut me Serbinë”/ Publicisti zbulon detaje, tregon për kë u bë kjo gjë

Nga: A.M Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:45
Baton Haxhiu - Foto ilustrim "Bota sot"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë cak i kritikave dhe akuzave nga kundërshtarët e tij politik, veçanërisht nga Ramush Haradinaj, pas aksioneve në veri të Kosovës.

Këto aksione u vlerësuan shumë nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët e mbështeten kryeministrin Kurti, por njëjtë nuk vepruan edhe partitë opozitare dhe liderët e tyre.

Madje, pas këtyre zhvillimeve, në qendër të diskutimeve u rikthye edhe tema e planit të ndarjes së Kosovës.

Publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi situatat që janë krijuar javët e fundit në veri të Mitrovicës.

Fillimisht, ai tha se ngjarjet në veri të Kosovës flasin shumë për “një lojë të ndyrë” në të cilën janë përfshirë jo vetëm një person, por disa individë të tërë.

Image
Publicisti Idriz Zeqiraj

“Rrjedha kronologjike e ngjarjeve, në Veriun e Kosovës, përkatësisht, në Mitrovicë, flet mjaftueshëm se pjesë e një loje të ndyrë, u bënë edhe individë, pastaj, edhe më shumë se një. Vendosja e KFOR-it francez te Ura e Ibrit; lidhjet speciale të Hashim Thaçit me kuadrin e Sigurimit Informativ, DGSE francez, Damjan Arnaud; sabotimi i protestave të shqiptarëve te Ura e Ibrit, deri në ndalimin e tyre; vrasja dhe largimi i dhunshëm i shqiptarëve vendor në Veriun e Mitrovicës; premtimin mashtrues dhe të rremë, se "unë do t`ju kthej në shtëpitë tuaja në Veri, janë tregues të një tradhtie të madhe”, deklaroi ai.

Gjithashtu Zeqiraj përmendi edhe tri pikat e marrëveshjes sekrete të Serbisë, të cilat i kishte potencuar kohë më parë Baton Haxhiun.

“Për ta shpërfaqur në publik ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçi kisht ngarkuar këshilltarin e tij intim, Baton Haxhiun. Dhe, ai e bëri këtë në T7 - Pressing, duke i renditur tri pikat e marrëveshjes, interne e sekrete, me Serbinë, në këmbim të lirisë të Hashim presidentit, plus mundësisë të Nobelit për Paqe, të konfirmuar edhe nga administrata amerikane:

1. Veriu i Mitrovicës t`i lihet Serbisë;

2. Gjykata Speciale të zhbëhet;

3. Krimet të falën dhe të bëhet pajtimi serbo-shqiptar!”, nënvizoi publicist.

Në vazhdim, ai e kujtoi një mbledhje debatuese në jug të Mitrovicës, në të cilën mori pjesë ish-presidenti Thaçi, ku më pas pasuan disa aktivitete për ndarjen e Kosovës.

Zeqiraj tha se pas kësaj erdhi edhe shpërblimi për ‘ministra’ të ndryshëm.

“Dhe, për ta lëndëzuar këtë, pasoi një mbledhje debatuese në jug të Mitrovicës, të organizuar nga krerët e PDK-së, me kuadro të përzgjedhur vendor, me qëllim të përgatitjes së opinionit, për ligjësimin e ndarjes së Mitrovicës. Njerëz të lidhur me Hashim Thaçin, vazhdojnë të jenë aktiv në kërkesën për ndarjen e Kosovës, duke e kamufluar me shkëmbim territoresh. Si shpërblim i bënte ministra, edhe pse nuk kishin as kryesi partie!

Zhurmimi kakafonik i opozitës, kundër një marrëveshje provizore, e cila nuk ishte ideale, por, që nuk kishte alternativë, është paradoksal, ndërkohë që opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar, e ka përshëndetur si zgjidhje afat-shkurtër të pranueshme. Kritikuesit më të zëshëm janë individë e subjekte politike, të zhytur në krime e makro-hajni zyrtare”, theksoi publicist.

Mirëpo, Zeqiraj e veçoi Ramush Haradinajn për kritikat e tij kundër kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë çështje, ai tha se kreu i AAK-së nuk po arrin të bëhet bindës apo i besueshëm për opinionin me akuzat kundër kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit nuk vrarë, nuk ka burgosur e maltretuar bashkëkombësit e tij, prandaj është i lirë.

“Si individ shquhet në kritikat e tij, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për Albin Kurtin dhe partinë e tij numerike. Edhe pse Haradinaj është i çdo ditshëm në përsëritjen e akuzave të tij, ai nuk po arrin të jetë bindës, i besueshëm për opinionin. Albin Kurti është antipod i kritikuesve të tij. Ai nuk ka vrarë, nuk ka burgosur e maltretuar bashkëkombësit e tij, prandaj është i lirë, i pa frikë, i pa shantazhuar, ballëhapur në qeveri e Kuvend. Emri i Albinit kurrë nuk lakohet për haraç; për struktura e banda të krimit. Ai nuk është hajn, nuk është milioner i pas luftës, nuk është profiter i luftës, sepse nuk ka krijuar pasuri të paligjshme. Ai nuk ka privatizuar qindra hektarë tokë, abuzueshëm në çmim. Nuk ka as kulla në fshat dhe as vila në qytet, të cilat kapin vlerën 7-shifrore! Albini nuk ka shumëfishuar numrin e shumë mijërave të "veteranëve" të rremë, me shitjen e "Dëshmive të Veteranit", me qëllim të përfitimit material dhe të rritjes së klientelës elektorale”, potencoi ai.

Tutje, publicisti tha disa mendime lidhur me kryeministrin Kurti, duke u shprehur se ai nuk bënë paraqitje apo veprime ordinere, përkundrazi, është serioz dhe si tillë është dëshmuar, për dy dekada radhazi, me protesta ka kundërshtuar bllokimin në Urën e Ibrit, Demakracionin, Asociacionin, etj.

“Albini nuk është mashtrues, as hileqar, as i pabesë, përkundrazi është i drejtpërdrejte. Atij nuk i janë larguar njerëzit, përkundrazi, i kanë besuar, i janë afruar dhe sot është parti e parë dhe është meritueshëm, kryeministër i Kosovës. Ai kurrë nuk bënë paraqitje apo veprime ordinere, përkundrazi, është serioz dhe si tillë është dëshmuar, për dy dekada radhazi; me protesta ka kundërshtuar bllokimin në Urën e Ibrit; Demarkacionin; Asociacionin; 6 pikëshin e Baki Munit; zgjedhjen banditeske të Hashimit president dhe deri te përpjekjet bastardëve e batakçinjëve, të veshur me pushtet, për ndarjen e Kosovës. Pra, ai dhe LVV e tij ishin shprehës të shqetësimeve të popullit, ishin të vetmit në mbrojtje të Republikës”, tha ndër të tjera Zeqiraj.

Ndërsa, ai vlerësoi se të gjithat kritikat ndaj kryeministrit fillojnë me ‘ndoshta’, pa asnjë fakt bindës.

Sipas publicistit këto janë akuza të pa baza, të cilat përsëriten vazhdimisht nga Haradinaj të cilat po vihen në dyshim të vërtetësisë.

“Dhe, e gjithë kjo luftë parimore e Albinit me shokë u shpërblye me votë plebishitare nga elektorati, duke çmontuar të gjitha akuzat dhe shpifjet mostrume të falangave, hordhive të PAN-it. Shprehja "ma mbaj kopilin, t`i them kurvë", - është adekuate në rastin konkret.

Akuzat paushalle, në eter, "në tym", pa asnjë fakt bindës, fillojnë me "NDOSHTA"! Për shembull: "Albin, ndoshta je spiun i Serbisë; ndoshta je peng i Serbisë; ndoshta je i shantazhuar nga Serbia; ndoshta je rekrutuar spiun gjatë vuajtjes së burgut; ndoshta ke lidhje me importuesit e gazit?!" Dhe, kjo "ndoshta" e përsëritur e Ramushit, e relativizon, e vë në dyshim vërtetësinë e asaj që thotë, pra, i bënë një gjysmë demantimi vetvetes, pa pasur nevojë për reagimin, demantimin e Albinit”, shpejgoi Zeqiraj.

Në fund, ai konsideroi se të gjitha këto akuza dhe kritika ndaj Kurtit, janë aktive dhe bazike të cilat i bëhen Haradinajt dhe ish-udhëheqësve nga shumica e qytetarëve të Kosovës.

“Madje, akuzat e shpifura, në adresë të Albinit, devalvojnë skajshëm, politikisht dhe moralisht, zotin Haradinaj. Aq më shumë se këto akuza, që janë aktive, e, ndoshta, edhe bazike, të cilat i bëhen Ramushit me shokë, nga shumica e qytetarëve të Kosovës.

Objektivat e qeverisë Kurti janë transparente, administrimi i kujdesshëm i parasë së popullit, duke synuar rritjen ekonomike, zhvillimin dhe ndërprerjen e rrjedhës të rinisë, në drejtim të botës së zhvilluar, për të siguruar punësim dhe mbi të gjitha për të dhënë shpresë të lëndëzuar, për një jetë të sigurt, në atdheun tonë Kosovë”, përmbylli Idriz Zeqiraj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat