Analisti tregon pse u forcua opozita në zgjedhjet e 17 tetorit, ka këtë mesazh për VV-në

Politika

Analisti tregon pse u forcua opozita në zgjedhjet e 17 tetorit, ka këtë mesazh për VV-në

Nga: A.Z Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Më 17 tetor janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë për 38 komunat e saj. Në këto zgjedhje disa parti pësuan rënie e disa u ngritën.

Nga të gjitha komunat, Vetëvendosja nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për "Bota sot", ka deklaruar se në zgjedhjet lokale pamë ngritje të mëdha të partive politike, kështu edhe LVV, e cila fitoi zgjedhjet lokale, tani pësoi humbje, edhe pse kanë mbetur në balotazh, por sipas Mulliqit, opozitarët mund të bëhen bashkë për ta mposhtur LVV-në.

Ai shtoi se, LVV pa bërë fushatë priti të fitojë, madje Mulliqi e bëri këtë krahasim me Mustafën, i cili e kishte bërë edhe ai një gjë të tillë, por ka përfunduar me humbje.

“Nga rënia drastike në zgjedhjet nacionale të PDK dhe LDK, pamë ri-ngritje të madhe në zgjedhjet lokale. Pse? LVV e cila fitojë në mënyrë plebishitare në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale pësoi humbje, edhe pse ende nuk ka përfunduar gjithçka kur dihet se kemi balotazh në Prishtinë , Prizren dhe në Gjilan, ku nëse fiton atëherë nuk mund të themi se ka humbur shumë. Por, kjo si dihet, sepse opozitarët në raundin e dytë mund të bëhen bashkë për ta mposhtur LVV. Zgjedhjet nacionale dallojnë nga ato lokale. LVV me duar në xhepa pa bërë fushatë fare ka pritur që të fitojë, e kjo nëse njëherë ka ndodhur, nuk do të thotë që do të përsëritet prapë. Me duar në xhepa kishte menduar se e fiton, Prishtinën dikur edhe Isa Mustafa, por e humbi. Kjo i ndodhi edhe LVV e cila po të bënte fushatë, mendoj se punët nuk do të kishin shkuar keq”, tha ai.

Tutje theksoi se forcimi i opozitës ndodhi tani pasi morën 7 nga komunat e Kosovës pa balotazh, ndërsa është brengosëse që LVV nuk mori asnjërën.

Mulliqi thotë se votat nuk merren duke u bazuar te Kurti, sepse sipas tij, nuk ka qenë i madh interesimi për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Forcimi i pozitës politike të opozitës ndodhi pasi që i morën 7 komuna pa ballotazh, 5 PDK dhe 2 komuna LDK-ja dhe dy AAK. Mos fitorja në asnjë komunë pa ballotazh, është brengosëse për LVV .Nëse kanë menduar se qytetarët e dinë vet për kë të votohet, është treguar si logjikë shumë e gabuar. Ata tnuk e japin votën atyre që nuk ju trokasin në derë të shprehem kështu, se ndihën të injoruar. Dhe, doli se kokrrat si në pjatë pa premtime dhe program fushate nuk ka mundësi të fitohen. Votat nuk fitohen duke u bazuar vetëm në Albin Kurtin. Ky subjekt politikë nuk u interesua fare në përzgjedhjen për kandidatë për kryetar të komunave. Me njerëz anonimus dhe disa edhe të konsumuar në politikë, zor që fitohen zgjedhjet, dhe kjo u tregua e vërtetë me këtë 17 tetor”, shtoi Mulliqi.

Më tej ka potencuar se premtimet nuk i mbajti as “Lista Guxo”, dhe nuk pati asnjë deputet në këto zgjedhje, madje nuk realizoi as premtimin për formimin e një subjekti politik nga Osmani.

Tutje shtoi se në zgjedhjet lokale, shumë votuar që ishin për LVV dhe Listën Guxo, tani u kthejn në LDK.

“Nuk duhet harruar as atë se “Lista Guxo”, nuk i mbajti premtimet për ata që i votuan. Nga kjo listë nuk u përfaqësua asnjë për deputet në zgjedhjet nacionale nga Dukagjini, duke përseritur logjikën e vjetër të përfaqësimit në organet më të larta të shtetit. U zhgënjyen edhe për faktin se nuk u realizua premtimi për të formuar subjekt politik nga Vjosa Osmani, por as nga askush tjetër aty. Pse i përmenda këto fakte, se po shihet ashiqare se shumë votues që i patën LVV dhe LISTA në zgjedhjet nacionale, në zgjedhjet lokale iu kthyen më shumë gjasë LDK-së, duke e dëmtuar kështu edhe LVV, më të cilën ishin në koalicion edhe në zgjedhjet lokale”, ka përfunduar Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat