Çfarë po ndodhë me PZAP? Juristi befasohet me vendimet e shpejta – kërkon ndërhyrjen e shpejt të Prokurorisë!

Politika

Çfarë po ndodhë me PZAP? Juristi befasohet me vendimet e shpejta – kërkon ndërhyrjen e shpejt të Prokurorisë!

Nga: A.Z Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit, pasi në këtë komunë dyshohet se ka pasur shitblerje të votave.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i PDK-së, Faton Avdullahu tha se PZAP-ja ka bërë përpjekje për të anuluar vullnetin e mijëra votuesve në Han të Elezit. Avdullahu këtë vendim e quajti të tillë që tenton të cenojë rëndë demokracinë dhe minon zgjedhjet demokratike.

“Sot, PZAP – ka marrë një vendim i cili është i pashembullt, vendim i cili tenton të cenojë rëndë demokracinë dhe minon zgjedhjet demokratike. Me këtë vendim, PZAP-ja ka bërë përpjekje për të anuluar vullnetin e mijëra votuesve në Han të Elezit për kandidatin e PDK-së. Ankesa e cila ndikoi për këtë vendim, përveç se është e pa afatshme, nuk ka përmbajtur asnjë ankesë të qytetarëve, të asnjë vëzhguesi apo komisioneri”, tha Avdullahu.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka deklaruar se marrja e vendimit të shpejtë për të anuluar zgjedhjet, bënë të duket sikur të kenë pasur informata, andaj edhe e quan vendim interesant, sepse Burjani thekson se lidhur me këtë kërkohen fakte.

“Më ka bërë përshtypje reagimi i shpejt në nxjerrjen e vendimit për anulim të këtyre zgjedhjeve në këtë komunë, sikur me pas informata në ditën e zgjedhjeve, prokuroria duhet të jetë shumë aktive, anulim të zgjedhjeve në këtë nivel kanë ndodhur në zgjedhjet lokale në vitin 2009. Reagimi i PZAP është mjaft interesant se zakonisht kërkohen së paku shumë informata, shumë fakte, pra duhet në diçka të mbështetet ky vendim pra cilat janë provat? A janë arrestuar personat që janë të lidhur me votimet? Dhe shumë gjëra të tjera”, potencoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat