Një pyetje për Ramush Haradinajn

Politika

Një pyetje për Ramush Haradinajn

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:14
Ramush Haradinaj

Kohëve të fundit, ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka filluar të “luajë” më shpesh rolin e  opozitarit.

Edhe gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Haradinaj u përplas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo përplasje e Haradinajt me Kurtin është komentuar nga njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti.

Ai thotë se AAK-ja çdo ditë e më shumë po bie dhe se kreu i saj, Haradinaj po mundohet të tërheq vëmendje.

“Në mungesë të argumenteve Ramushi po bën zhurmë për të tërhequr vëmendjen, për të thënë se akoma jam gjallë në skenën tonë politike. Faktikisht, AAK çdo ditë e më tepër po bie, ajo është në rrugën e pakthim të shuarjes. Para se të kritikojë kryeministrin Kurti, z.Haradinaj duhet të kujtojë veprimet e tija, takimet me njeriun që është zgjedhur me mbi 90 % të votave të Listës Srpska kryetari i Veriut të Mitrovicës”, tha ai.

Gjithashtu, ai i ka parashtruar një pyetje Haradinajt lidhur me takimin që e ka zhvilluar gjatë kohës kur ishte kryeministër me kriminelin serb Milan Radojqiçin.

“Ky njeri që është zgjedhur kryetar është i kërkuar si kriminel nga organet e drejtësisë, këtë njeri z.Haradianj e takonte në zyre të kryeministrit të Kosovës duke legjitimuar strukturat paralele atje. Fatkeqësisht i njëjti njeri sot flet kundër Kurtit për aksionin në Veri. Si paska frikë dikush që shkon në Veri, e si nuk qenka dikush ushqyes i kriminelëve të Veriut kur takon në zyre të kryeministrit ata, kësaj pyetje t'ia bëj vetës Ramushi, kaq”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat