“LDK po e ndjen frikën e humbjes së Gjilanit”

Politika

“LDK po e ndjen frikën e humbjes së Gjilanit”

Nga: A.Z Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Kryetari i Gjilanit dhe kandidati për kryetarë, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja pritet ta fitojë pa balotazh edhe një komunë.

Bëhet fjalë për Komunën e Fushë-Kosovës, ku kandidati i LDK-së, Burim Berisha, fitoi 49.96% të votave.

E sipas Hazirit, me numërimin e votave me kusht dhe atyre nga jashtë, Fushë-Kosova do të jetë komuna e tretë që LDK-ja e fiton pa balotazh në këto zgjedhje.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se fitorja e LDK-së në Fushë Kosovë nuk është risi, sipas tij, rëndësi ka fitoria në Gjilan, me ç’rast Luta ka shanca ta humb këtë komunë.

Mehmeti shtoi se me këtë deklaratë të tij, po dëshmon se LDK po e ndjen frikën e humbjes në qytetin e Gjilanit.

Image
Faton Mehmeti

 

“Tanimë edhe është konfirmuar jo zyrtarisht se Burimi ka fituar 13 votat e nevojshme për të qenë kryetar i Fushë Kosovës, këto vota të ardhura nga diaspora. Nuk është risi fitorja për LDK në Fushë Kosovë. Me rëndësi të madhe për LDK është fitorja në Gjilan, aty ku Luta si kurrë më parë ka shumë mundësi të humb këtë komune. Luta me këtë deklaratë për Fushë Kosovën dëshiron ta shpërqëndroj presionin që e ka për fitorën në Gjilan, edhe pse kjo gjë nuk e ul fare presionin. Kështu që, LDK po e ndjen frikën e humbjes së Gjilanit”, ka potencuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat