Skandalet e AKI-së/ Trondit Naim Miftari: Pas zbulimit të identitetit, deri tani janë vra katër dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Politika

Skandalet e AKI-së/ Trondit Naim Miftari: Pas zbulimit të identitetit, deri tani janë vra katër dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Nga: N.Sh. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 16:57
Naim Miftari

Një punëtor i IT-së, në AKI, është arrestuar javën e kaluar.

Muhamet Krasniqi i cili ka punuar për disa kohë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se ka keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit M.K. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit M.K. paraburgimi i  caktohet në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, shkruhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit i pandehuri Muhamet Krasniqi dyshohet nga Prokuroria se  në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së  dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat  penale të cekura më lartë.

Krasniqi ishte suspenduar ditë më parë, me dyshimin se nga kompjuteri i tij ka arritur të nxjerrë informata të klasifikuara, me qëllim të përdorimit përtej institucionit të AKI-së.

Sipas informacioneve në kompjuterin e Krasniqit është identifikuar një program ilegal, i instaluar me qëllim të mbledhjes së informatave të klasifikuara.

Sipas Drejtorit për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ky rast është shokues.

“Rasti i arrestimit të zyrtarit të AKI-së me të vërtet është shokues. Rasti madje është shumë kompleks pasi nuk kemi të bëjmë me një person të profilit të ultë, por kemi të bëjmë me shefin e IT-së i cili ka pasur qasje të mëdha në informacionet e klasifikuara”, ka deklaruar Bedri Elezi, pas arrestimit të Krasniqit.

Elezi thotë se është dashur të bëhen edhe arrestime tjera.

“Kemi të bëjmë me rrjedhe të informacioneve të nivelit më të lartë të mundshëm dhe nuk kemi përgjigje se kur kanë filluar të rrjedhin këto informacione, kush i ka dashur këto informacione dhe kush janë personat e rrezikuar pas rrjedhjes së këtyre informacioneve”, ka shtuar tutje ai.

Javën e kaluar gjithashtu u zbulua edhe një skandal tjetër i AKI-së dhe Prokurorisë, ku kanë krijuar dëshmitarë të rrejshëm për të akuzuar “Syrin e Popullit” dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

E në lidhje me skandalët që po e përcjellin AKI-në në vazhdimësi, ka reguar përsëri ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai AKI-në e quan inteligjencë të krimit të organizuar dhe mafias politike.

“Agjencia private e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reqicës... AKI-ja përndryshe është vetëm një filial i SHIK-ut. AKI-ja ka qenë dhe është edhe sot pjesë e krimit të organizuar, pos që ka kidnapuar njerëz pa vendim gjykate, pos që ka spijunar pa vendim gjykate kundershtarët politik dhe konkurentet e bizneseve të Prontos, por edhe ka shantazhuar, ka montuar edhe procese”, shprehet Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se AKI-ja bashkë me SHIK-ut kanë punuar në identifikiin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, deri tash janë vrarë katër dëshmitarë të Speciales në Kosovë.

“Nga AKI-ja rregullisht kanë rrjedh informacione sekrete që kanë përfunduar në Beograd e Moskë... AKI, SHIK ka ndihmuar sistematikisht në indefikimin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale që kanë paraqitur rrezik për krerët e Pronto-mafias dhe së paku katër dëshmitarë i janë vrarë Gjykates Speciale”, thekson ai.

Ai kërkon mbylljen e AKI-së por edhe SHIK-ut, që sipas tij, ende vazhdon të punoj.

“Kësaj çerdhe të Pronto-mafias e SHIK-ut të PDK-së dhe të LDK-së, tani edhe e AAK-së, duhet me ia parkuar autobusin e Prokuririsë te porta (nëse Kosova ka prokurorë) dhe gjithë zyrtarët me i dërgu drejt në burgun e Dyzit, kurse njëherë për njëherë AKI, SHIK duhet me ia mbyllë derën me dry edhe ashtu nuk i shërben Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat