Analisti paralajmëron se çfarë mund të ndodhë në balotazh në Gjakovë, tregon ku gaboi VV në zgjedhje

Politika

Analisti paralajmëron se çfarë mund të ndodhë në balotazh në Gjakovë, tregon ku gaboi VV në zgjedhje

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:33
Mimoza Kusari, Ardian Gjini

21 komuna janë tashmë në balotazh. Më 14 nëntor qytetarët do të votojnë përsëri në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në komunën e Gjakovës, kandidatë Ardian Gjini dhe Mimoza Kusari janë në balotazh.

Por kush do të triumfojë?

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për "Bota sot", ka thënë se në këto zgjedhje vetë Lëvizja Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve, madje sipas Mulliqit ajo bëri gabim që nuk bëri fushatë, duke e ditur që zgjedhjet lokale dallojnë nga ato nacionale.

"17 tetori nxori shumë parti jo fituese të zgjedhjeve lokale, ku 21 prej tyre shkuan në raundin e dytë. Befasi ishte se LVV nuk arriti në rrethin e parë të fitojë asnjë komunë pa balotazh. Kurse në anën tjetër befasi sollën partitë opozitare të cilat fituan disa komuna të rëndësishme pa balotazh. LVV bëri gabim sipas meje pse nuk bëri fushatë, kur dihet se dallojnë zgjedhjet lokale nga ato nacionale. Dallojnë se njerëzit shumë lidhen së pari me kandidatin e nominuar, e pastaj vijnë në shprehje edhe interesat e ndryshme. E tash bukur shumë të shprehem ashtu LVV ka mbetur në mëshirën e opozitës. Kandidatët e emëruar në shumë komuna nga LVV, nuk ishin emërime të duhura, nuk ishin njerëz të cilat kanë begraund të duhur politik", deklaron analisti.

Kurse sa i përket garës në Gjakovë, ai vlerëson se atje mund të ndodh që partitë opozitare të bashkohen kundër kandidates së LVV-së.

Image
Skender Mulliqi

 

"Të kthehemi të gara e cila do të zhvillohet më balotazh në Gjakovë, ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së dhe të Mimoza Kusarit të LVV-së, shefe e grupit parlamentar të këtij subjekti politik. Shumë kush ndan mendimin se opozitarët do të bëhen bashkë në shumicën e komunave ku ka balotazh, për ta mposhtur LVV. Kështu flet për fat të keq bukur logjika. Sigurisht se shumë kush do të pyes, pse të bëhen bashkë, kur ishte dashur të shikohen interesat e qytetarëve të çdo komune veç e veç, e jo të veprohet sipas logjikës së vjetër që me çdo kusht të vijnë në pushtet, si kundërpërgjigje të humbjes që e pësoi opozita në zgjedhjet nacionale. Kjo nuk është logjikë për zhvillim të komunave dhe zgjedhjes së problemeve të cilat i kanë ato. Kështu që nuk është larg mendsh që në balotazh në Gjakovë, AAK-në do ta ndihmojnë PDK e NISMA, që Gjini ta fitojë edhe një mandat tjetër. Mendoj se nuk ishte dashur të kthehet logjika e së kaluarës tek votuesit jo vetëm në Gjakovë, po në asnjë komunë të Kosovës", ka thënë ai.

Ai thotë që faturën në fund po e paguan populli, por edhe potencon që duhet të flaket logjika që të votohet për partinë e jo për programin.

"Faturën e gabimeve të mundshme se për kënd votohet nuk e paguan askush tjetër, veç qytetarët dhe kjo duhet llogaritur mirë. Gjithashtu duhet të flaket logjika që të votohet për partinë e jo për programin, që do të sjellë edhe ndryshimin për të mirë. Kosova gjatë është dërmuar nga krizat e vazhdueshme të të gjitha llojeve dhe nuk ka kapacitete qëndrueshmërie  për të përjetuar kriza të reja! Qytetarëve iu duhen koncepte të reja qeverisëse të cilat japin rezultate. Ky qytet ende mbetet më numër të lartë të atyre që kërkojnë punë, e më shumë probleme të tjera zhvillimore", përfundon Skënder Mulliqi për Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat