Krasniqi tregon kush fshihet prapa kërcënimeve ndaj kryeministrit Kurti

Politika

Krasniqi tregon kush fshihet prapa kërcënimeve ndaj kryeministrit Kurti

Nga: A.SH Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Dje është kërcënuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, mbrëmë nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Ai sot ka deklaruar se nuk ndjehet i rrezikuar.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Analisti Islam Krasniqi, per kërcënimet të cilat iu bënë kryeministrit Albin Kurtit, thotë që nuk kanë asnjë vlerë.

"Këto kërcënime nuk kanë asnjë vlerë sepse këto kërcënime janë përmes rrjeteve sociale, nga persona me identitet të rremë, të cilët e kanë bërë për të marrë ndonjë klikim nga i cili me shumë kanë dëm se sa dobi", thotë analisti.

Sipas tij, këto kërcënime vijnë nga militantë kundërshtarë, e të cilët duhet të kontrollohen dhe verifikohen deri te gjetja e arsyes.

Image
Islam Krasniqi

 

“Kërcënime të tilla kanë pasur edhe kryeministrat tjerë, kërcënime të cilat vijnë nga militantë kundërshtarë, mirëpo duhet të verifikohen dhe të kontrollohen këta individë dhe të dihet arsyeja. Tani z. Kurti është në luftë me portale të rreme dhe ato që ju kanë shërbyer qeverive të kaluara, pasi që kjo qeveri ju ka ndalur reklamat dhe mjetet me të cilat janë paguar dhe kanë punuar për pushtetin", ka deklaruar analisti Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat