Profesori i reagon Gërvallës për ambasadorët: Gabove rëndë me Idriz Zeqirajn

Politika

Profesori i reagon Gërvallës për ambasadorët: Gabove rëndë me Idriz Zeqirajn

Nga: H.O. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:43
Idriz Zeqiraj dhe Donika Gërvalla

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në jë prononcim dhënë për gazetën ‘Bota sot’, i ka reaguar kryediplomatës Donika Gërvalla për emërimin e ambasadorëve të rinj.

Ai ka kritikuar Gërvallën se ajo ka përzgjedhur disa emra pa karrierë politike e të panjohur për qytetarët.

Në këtë rast, ka kritikuar Gërvallën pse nuk e ka përfshirë në listën e ambasadorëve edhe publicistin Idriz Zeqiraj, që muaj më parë u përmend si ambasador i mundshëm në Shqipëri.Maxharraj thotë se askush më mirë se Gërvalla nuk i njeh cilësitë e këtij veprimtari.

Image
Binak Maxharraj

Prononcimi i plotë i Binak Maxharrajt:

KRYEDIPLOMATËS DONIKA GERVALLA.

Në maj të këtij viti, Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 13 ambasadorëve të emëruar politik në disa vende të rëndësishme të botës.

Por sot u publikuan emrat e 8 ambasadorëve të rinj të emëruar në disa vende të rëndësishme të botës.

Siç është theksuar ambasadorët e shkarkuar ishin "emëruar politik" dhe sipas këtij ҫelësi edhe janë shkarkuar.

Kurse këta ambasadorët e rinjë, poashtu na qenkan propozuar, siç bëhet e ditur, me "çelës politik".

Paradoksi: me të njëjtin "çelës politik" qenkan shkarkuar ambasadorët në detyrë, kurse me të njëjtin "çelës politik" qenkan propozuar dhe ambasadorët e rinjë.

Z. kryediplomate Gervalla diçka këtu nuk shkon, të shkarkohen ambasadorët ne detyrë dhe të emërohen të rinjët me të njëjtin "çelës politik kallauz"është e pakapshme.

Sot, pra u publikuan edhe emrat e ambasadorëve të rinjë nëpër disa vende të rëndësishme të botës.

Nuk dua të hyj në cilësitë e tyre se çfarë janë si persona.

Por duke e analizuar listën e emrave të ambasadorëve të rinjë del se shumica, ne mos të gjithë, janë emra të panjofshëm sa duhet për publikun, anonimusa, persona pa karrierë diplomatike.

Por, në veçanti kam vrejtë se pse në mesin e këtyre emrave nuk gjendet edhe emri i publicistit, njeriut të devotshëm për çështjën kombëtare, njeriut i cili për idealet e atedheut e kaloj gati tërë jetën në burg.

Zeqiraj para disa muajve edhe publikisht ishte propozuar për ambasador i cili kishte marrë përkrahje prebilishtare nga publiku i gjërë që të emërohet për ambasador.

Tek e fundit nuk ka njeri i cili e njefë më mirë personalitetin e publicistit të njohur Idriz Zeqiraj se sa vetë Kryediplomatja Donika Gqrvalla, i cili është i njohur për opinionin e gjërë.

Mospërfshirja e Zeqiraj në listën për ambasador vertetë është e pa presedant, e pa kapshmë për mendjen e shendosh, aq më shumë kur e shef listën e ambasadorëve të rinjë anonimusa që si njehë askush.

Më respekt,

Prof.dr Binak Maxharraj,SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat