Krimet dhe masakrat në Kosovë/ Kelmendi kërkon hapjen e dosjeve nga Serbia – ja kush do të fitonte

Politika

Krimet dhe masakrat në Kosovë/ Kelmendi kërkon hapjen e dosjeve nga Serbia – ja kush do të fitonte

Nga: A.M. Më: 31 tetor 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Hapja e arkiva është një temë tejet e ndjeshme, sa që është diskutuar edhe në Bruksel.  

Serbia ka kërkuar hapjen e arkivave të UÇK-së, mirëpo e njëjta gjë është kërkuar edhe nga shteti serb.  

Dosjet serbe mendohet se fshehin shume fakte në lidhje me masakrat, vrasjet dhe dhunimet e ushtrisë serbe në Kosovë.  

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” kërkoi hapjen e arkivave të Serbisë.  

Ai tha se me hapjen e dosjeve në arkivat serbe shumë çështje do të dilnin në dritë dhe do të merrnin fund armiqësit.  

Image
Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmend

“Hapja e dosjeve do të ishte një arritje e madhe në Ballkan, pasi shumë çështje do të dilnin në dritë dhe do të merrnin fund edhe hasmëritë e shumta.

Dosjet e bëra dhe të krijuara në ish-jugosllavi janë të shumta. Shumë akte të rënda kriminale dhe raciste janë kryer. Me mijëra e mijëra raste kriminale janë kryer nga Jugosllavia dhe shteti serb pas shpërbërjes së këtij shteti”, deklaroi ai.    

Mirëpo, Kelmendi nuk beson se shteti serb do ta bëjë një gjë të tillë, pasi me hapjen e dosjeve, ajo do të dilte në bankën e të akuzuarve si shtet kriminal.  

“Në këtë anë nuk mendoj se Serbia do të bënë një veprim të tillë. Hapja e dosjeve do të krijonte një gjendje të rëndë dhe Serbia do të dilte në bankën e të akuzuarve si shtet kriminal dhe që ka histori tipike raciste.

Natyrisht se do të vërtetoheshin të gjitha akuzat e bëra kundër ish-Jugosllavisë.  

Në këtë shtet, vetëm në vitet 1944-1948 janë vrarë, masakruar dhe zhdukur mbi 75 shqiptarë dhe janë mbi 280.000 familje shqiptare të dëbuara për në Turqi”, theksoi njoësi i çështjeve juridike”.  

Ndër të tjera, ai tha se në ish-Jugosllavi dhuna ka vazhduar pandërprerë, ku përmendi edhe demonstratat e viteve 1968 dhe 1991.  

Dhe, sipas tij qendra e terrorit serb ishte Kosova, me qëllim të zhdukjes së shqiptarëve.  

“Dhuna e terrori ka vazhduar pandërprerë. Kemi një dhunë të ashpër para dhe pas demonstrarave të vitit 1968 dhe të 1981. Vrasjet e shumta, bastisjet dhe inskenimet e dënimeve të rënda janë me mijëra. Dhuna ka vazhduar pa u ndalur. Ajo është intensifikuar pas ndërrimeve kushtetuese të vitit 1989.   

Janë me mijëra dokumente të luftës në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnie e Hercegovinë.  

Kosova ishte qendër e dhunës dhe të terrorit të ashpër serb.  Qëllimi ishte: Zhdukja e shqiptarëve nga Kosova dhe serbizimi i saj”, nënvizoi Kelmendi.    

Tutje, ai tha se krimet serbe të kryera me në krye me kriminelin Millosheviq janë në dosjet e arkivave serbe, ku në rast se hapen ato do të ishte një fitore e madhe për Kosovën dhe shqiptarët.

 “Para luftës, në kohën e pushtimit fashist serbomadh, me kriminelin Millosheviq udhëheqës, kemi me mijëra raste kriminale. Vrasjet dhe masakrat janë të shumta, këto dosje janë tash në Serbi. Hapja e tyre do të ishte fitore e madhe. Do të dilnin në dritë veprimet kriminale dhe puna për zhdukjen e kombit shqiptar nga Kosova. Vete plani "Potkoi" do të zbardhej dhe aty shihen masat shkatërrimtare dhe gjenocidiale serbe në Kosovë”, potencoi Kelmendi.    

Në fund, njohësi i çështjeve juridike tha se kundër hapjes së dosjeve serbe nuk është vetëm Serbia, port edhe disa shtete tjera të ish-Jugosllavisë.    

Arsyet e këtij qëndrimi kundër, sipas Kelmendit është se shteti serb do të humbte dhe Kosova do të fitonte.  

“Republika e jonë është për hapjen e dosjeve. Serbia është kundër dhe nuk do të pajtohet kurrë me hapjen e tillë. Me këtë edhe ish-republikat e Jugosllavisë do të jenë kundër. Natyrisht se hapja e dosjeve është çështje e mirë, dalin në dritë të gjitha veprimet monstruoze të çdo republike dhe të Serbisë ndaj të tjerëve.   

Kosova dhe populli shqiptar nuk ka çka të humb, të tjerët po dhe Serbia mbi të gjitha.  

Këtu është edhe shkaku pse nuk donte këtë hapje të dosjeve.  Kosova është pro. Shtetet e vjetra në këtë anë janë kundër, këtu nuk ndikon asnjë vendim”, përmbylli Muhamet Kelmendi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat