Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar/ Hasani me propozim për dy qeveritë shqiptare

Politika

Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar/ Hasani me propozim për dy qeveritë shqiptare

Nga: A.M. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 00:36
Qeveria e Kosoves

“Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, do të duhej të përfshin edhe projekte për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve”

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

“Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar. Memorandumi i bashkëpunimit rekomandon themelimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit shumë sektorial Shqipëri-Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Hasani ka thënë se Sekretariatin Koordinues Ndërqeveritar të përfshihen të gjithë shqiptarët.

Image
Refik Hasani

“Sekretariatin Koordinues Ndërqeveritar, do të duhej të përfshin edhe projekte për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve, që nënkupton projekte edhe për Shqiptarët në Greqi, në Malin e Zi, Krahinën shqiptare në Serbi, Arbëreshët në Itali e Kroaci, dhe diaspora në Evropë, Amerikë e gjithandej botës”, ka thënë ai.     

Gjithashtu, Hasani ka një propozim për dy qeveritë shqiptare.

“Këso takime për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të parashohin në çdo takim një pikë të rendit të punës dhe të diskutojnë dhe propozojmë që të dy Parlamentet Nacionale të themelojnë një Komision Parlamentar miks për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë. Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë, por edhe në çdo cep të hapësirave tjera etnike shqiptare”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat