Marrëveshjet ‘sekrete’ të partive opozitare/ Analistët tregojnë pse LVV-ja pësoi rënie në zgjedhjet lokale

Politika

Marrëveshjet ‘sekrete’ të partive opozitare/ Analistët tregojnë pse LVV-ja pësoi rënie në zgjedhjet lokale

Arife Morina Nga Arife Morina Më 22 nëntor 2021 Në ora: 19:07
Kryeministri Albin Kurti

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të këtij viti u konsideruan për shumëkë si befasuese.

Një fakt tjetër që i bënë befasuese këto rezultate ishte ‘mungesa’ ekoalicioneve parazgjedhore ndërmjet partive politike.

Si asnjëherë më parë, subjektet politike u rezervuan duke mos bërë koalicione publike, të paktën kështu u deklaruan para opinionit publik.

Mirëpo, shumë analistë dhe ekspertë dyshuan se në mes partive politike u bënë marrëveshje sekrete, posaçërisht ndërmjet partive opozitare.

Kjo mund të mbështet edhe në faktin se partia në pushtet, LëvizjaVetëvendosje humbi në komunat ku printe në raundin e parë zgjedhor me rezultat bindës, në Prishtinë dhe Prizren.

Në këto komuna u mposhtë veçanërisht nga bashkëpunimi LDK-PDK.Përmbysja e rezultateve në këto dy komuna u bë shkak i dyshimeve, setë paktën në këto dy komuna, LDK dhe PDK bënë marrëveshje sekrete.

Analistët politik në prononcimet e tyre për “Bota sot” dhanë këndvështrimet e tyre në lidhje me koalicionet dhe marrëveshjet efshehta.

Kapiti: Koalicionet e padeklaruara të partive opozitare

Image
Opinionisti Skënder Kapiti

Fillimisht, opinionisti Skënder Kapiti në një prononcim për “Bota sot”komentoi rezultatin befasues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Krahas kësaj, ai tha se u bënë shumë analiza për këto rezultate,mirëpo Kapiti shprehi disa arsye të tij.

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale të këtij viti janë befasi e madhe pasinuk pritej kjo humbje e “VETËVENDOSJES”, e cila fitoi vetëm 4 komuna.Janë bërë shumë analiza dhe janë dhënë shumë opinione rreth kësaj seçfarë vendosi votuesi i Kosovës në këto zgjedhje. Unë mendoj se arsyetjanë të shumta e të ndryshme”, deklaroi opinionisti.

Kapiti bëri një vlerësim lidhur me dallimet e zgjedhjeve parlamentaredhe lokale, duke thënë se qytetari është shumë i ndjeshëm dhe e preknga afër pushtetin lokal dhe shërbimin vendor, infrastrukturën etj.

“Së pari këto ishin zgjedhje vendore dhe jo të përgjithshme, dhe si tëtilla interesi publik i zgjedhjeve vendore është i parcializuar dhe Ikufizuar në hapësirë, që do të thotë se qytetari është shumë indjeshëm dhe e prek nga afër pushtetin dhe shërbesën vendore siinfrastrukturën, arsimin, shëndetësinë, ujin, dritat etj.

Qytetarit në zgjedhjet vendore i interesojnë individët , kualiteti dhemoraliteti i tyre, të cilat qytetari ua njeh kandidatëve, praqytetarëve nuk u intereson interesi partiak e popullizmi politik, porai i vetes së tyre”,
theksoi ai.

Në vazhdim, publicisti potencoi se në përgjithësi partitë politike undëshkuan në këto zgjedhje për shkak të kandidaturave që kishinvendosur dhe për shkak të keqqeverisjes në komunat që ishin nëpushtet.

“Këtu ka të bëjë merita e subjekteve politike për të zgjedhurkandidaturat me personalitet e dinjitet, të aftë profesionalisht dhetë përgjegjshëm publikisht. Kjo është arsyeja se përse humbiVETËVENDOSJA në Prishtinë, pasi Shpend Ahmeti si dështak ishte prurjedhe zgjedhje nga VETËVENDOSJA. Po kështu edhe prizrenasit e ndëshkuanish-kryetarin e ardhur nga LVV-ja pasi ishin shumë të pakënaqur e tëzhgënjyer prej punës së tij. Këtë konkluzion timin si shkak I“befasisë” së zgjedhjeve e vërteton edhe fakti se edhe Gjilani endëshkoi dhe e dëboi Lutfi Hazirin e LDK-së nga poltroni Ikryetarllëkut po për të njëjtat arsye”, potencoi Kapiti.

Megjithatë, ai hodhi dyshimet se kishte edhe koalicione të fshehta mes partive opozitare, si në formë ‘hakmarrje’ ndaj fitores së 14 shkurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Arsye tjetër është edhe mundësia e një angazhimi e koalicioni tëpadeklaruar të të gjitha forcave politike opozitare, humbëse tëzgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit të vitit 2021 si “hakmarrje”ndaj LVV-së.

“Shkak tjetër është edhe fakti se Kurti dhe qeveria e tij nuk janë treguar pragmatistë, por të ngathët në realizimin e premtimeve karshiqytetarëve, si dhe në cilësinë dhe në përzgjedhjen e individëve jo tëduhur të administratës shtetërore”,
u shpreh publicisti.

Dhe, krejt në fund, Kapiti nënvizoi se ndoshta populli nuk dëshiroi qët’i jap edhe pushtetin lokal dhe qendror një partie politike.

“Arsye tjetër është edhe fakti se populli vendosi që të mos ia japë tëdyja edhe pushtetin qendror dhe atë lokal vetëm një force politike,gjë që në demokraci është vendimmarrja më e mirë e votuesve si balancepushtetesh. Prandaj, them se arsyet pse ndodhi kështu në këto zgjedhjejanë të shumta dhe të ndryshme”, përfundoi Skënder Kapiti për “Botasot”.

Krasniqi: Në shumë komuna u përmbysë rezultati, pasi opozita u bashkua kundër VV-së
Image
Analisti Islam Krasniqi

Islam Krasniqi analist, beson se subjektet opozitare bënë koalicionepër ta mposhtur Lëvizjen Vetëvendosje dhe për të përcjellur mesazhinse kinse ajo nuk ka punuar asgjë në pushtetin qendror.

“Në këto zgjedhje në shumë komuna është përmbysur rezultati pasi qëpartitë politike bënë koalicione të fshehta dhe të gjitha u bashkuankundër VV-së, për ta mposhtur në zgjedhjet lokale, e që pastaj thonëse populli po e ndëshkon VV-në sepse s'kanë punuar asgjë”, deklaroiai.

Ai vlerëson se në humbjen e VV-së ndikuan edhe analizat në studiotelevizive, ku me shpifje ndikuan në qëndrimet politike të qytetarëve.

“Në këto zgjedhje kanë kontribuar edhe mediat dhe disa analistë nëpërstudio televizive, të cilët me shpifje dhe deklarata ndikuan nëqytetarët, të cilët ndryshuan te kutia e votës mendjen me frikën seajo është e vërtetë”, nënvizoi Krasniqi.

Në fund, ai përmendi edhe faktin se si partia në pushtet, LVV-ja iandërpreu financimin disa mediave dhe për këtë shumë u dëmtua përmespropagandave të ndryshme.

“VV-ja ju ka shkëputur financimin e kundërligjshëm shumë mediave qëjanë financuar nga reklamat prej institucioneve publike, dhe tanimundohen me çdo kusht që ta dëmtojnë dhe t'ia humbin elektoratin përtë vazhduar avazin e vjetër, mirëpo besoj se kjo do të jetë afatshkurtër. Sepse tani edhe qytetari ka filluar të edukohet dhe e kuptonse korrupsioni është në zhdukje e që do ta votoj dhe përkrah më të mirin”, përmbylli Islam Krasniqi për “Bota sot”.
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat