Rruga e Spanjës drejt njohjes së Kosovës

Politika

Rruga e Spanjës drejt njohjes së Kosovës

Nga: A.SH Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Ditë më parë media spanjolle, The Objective ka shkruar për një kthesë të madhe të Spanjës në raport me Kosovën.

Madje, siç e përshkruan ajo, njoftimi do të përfshijë njohjen e parë de facto të këtij territori ballkanik që nga pavarësia e saj nga Serbia në vitin 2008.

Këto zhvillime vinë pas samitit që u mbajt para rreth një muaji në Slloveni, e ku Presidenti i Spanjës morën pjesë në të njëjtën tryezë diskutimi me Kosovën të cilën nuk e njohin. Po ashtu, dy kombëtaret përkatëse të futbollit tashmë luajnë me njëra tjetrën.

Njohja e Kosovës është kërkuar edhe në parlamentin e Spanjës.

Por, sa është afër njohja e shtetit të Kosovës nga Spanja?

Lidhur me këtë ka folur analisti Ruzhdi Peçani.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se sipas medias së larpërmendur mund të hapet një zyre tregtare apo kulturore në Prishtinë, pa nënkuptuar njohjen e plotë.

“Siç e kuptuam, nga burime diplomatike për gazetën spanjolle, “The Objective” thonë se në fillim mund të hapet një zyre tregtare apo kulturore në Prishtinë, siç ndodhi gjatë regjimit të Frankos me BRSS-në dhe vendet e tjera komuniste, pa nënkuptuar njohjen e plotë, por nga Zyra për Informim Diplomatik (OID) kanë thënë se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin dhe se të tjera janë duke u studiuar. Nga ana tjetër Sekretari i Shtetit për Bashkimin Evropian, Juan Gonzalez-Barba, në një seminar të Institutit Mbretëror Elcano, bëri të qartë këtë të premte. Duke thënë se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovën përderisa nuk ka marrëveshje dypalëshe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por për herë të parë “hapi derën” për “një kapitull të ri” me autoritetet kosovare”, ka thënë ai.

Image
Ruzhdi Peçani

 

Sipas tij, Spanja do të ishte e gatshme ta njohë Kosovën, vetëm nëse do të arrinte marrëveshje me Serbinë.

“Spanja do të ishte e gatshme të njihte Kosovën nëse do arrinte një marrëveshje me Serbinë. Pra Madridi zyrtar njoftoi se Spanja do të ishte e gatshme të njihte Kosovën si shtet të pavarur nëse arrihet një marrvëshje me Serbinë, kishte shkruar shkruan EUobserver. Ministria e Jashtme Spanjolle ka thënë për EUobserver, se pozicioni i Spanjës nuk është obstruksionist, por përkundrazi është konstruktiv. Por, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës me Serbinë qëndron akoma larg. Kështu, pozicioni spanjoll mund të sintetizohet kështu: ‘Asgjë pa një marrëveshje, gjithçka me të’, përfshirë këtu edhe njohjen politike të Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e thënë kjo dhe nga Ministria e Jashtme Spanjolle. Spanja nuk e ka njohur Kosovën sepse e konsideroi deklaratën e saj të pavarësisë të njëanëshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit si dhe me idenë e Spanjës për një Evropë të larmishme dhe tolerante, kishte shtuar tutje MJS”, shpejgon analisti.

Më tej, ai këtë nga Spanja e ka parë si një sinjal të mirë e që pikëpamja që mund të jetë një motivim për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi.

“Kjo deklaratë pak sa përsërit pozicionin e mëparshëm të Spanjës mbi çështjen e Kosovës si dhe ato të katër vendeve tjera jo-njohëse të BE-së, si që janë Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia. Duke patur parsysh se Spanja ka qenë më dogmatike sesa jo-njohëset tjera, atëherë ky mund të merret si një sinjal inkurajues. Të pyetur nga EUobserver për pozicionin e tyre lidhur me njohjen e Kosovës, Ministritë e Jashtme të Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, nuk kishin pranuar të sqarojnë pozicionin e tyre”, nënvizon Peçani.

Me këtë lëvizje, ai thotë se, Spanja mund të japë një shembull të mirë në këtë proces dhe pikëpamja që mund të jetë një motivim për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi. “Bieber, i cili tha se Greqia, Rumania dhe Sllovakia ka më shumë gjasa ta njohin Kosovën nëse situata mes dy vendeve ‘është e pjekur’. Sipas tij ”Qipro është më e ashpër, por çështja është nëse do ishte në gjendje të vazhdonte rezistencën për mosnjohje të Kosovës e vetme”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat