“Dora e zezë” vrau Xhemajl Mustafën/Shahu e përkujton me disa fjalë rrëqethëse

Politika

“Dora e zezë” vrau Xhemajl Mustafën/Shahu e përkujton me disa fjalë rrëqethëse

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:48
Presidenti Ibrahim Rugova dhe Xhemajl Mustafa

Sot bëhen 21 vjet që nga vdekja e veprimtarit të shquar të LDK-së, Xhemajl Mustafës.

Ani pse kanë kaluar 21 vite, e vërteta e vrasjes së tij ende nuk është zbuluar, përcjell “Bota sot”.

Veprimtari Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë.

Teksa po hynte në banesën e tij në lagjen “Dardania”, ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona.

Në lidhje me përvjetorin e Mustafës ka folur për “Bota sot”, analisti politik Rexhep Shahu, i cili u shpreh se vrasja e Mustafës ishte vrasje e qëllimshme për ta zhdukur fytyrën e civilizimit.

Sipas Shahut, Mustafën e vrau “dora e zezë” mirëpo mbeti në panteonin e nderit.

Image
Rexhep Shahu

Vrasja e Xhemail Mustafës ishte vrasja ee dinjitetit, vrasja e njerëzve me dinjitet, të dijshëm, të modelit të qeverisjes, ishte vrasje e qëllimshme për ta zhduk atë fytyrë civilizimi që ai përfaqësonte. E vrau dora e zezë por ai hyri në përjetësi, në panteonin e nderit. Vrasësit mbetën gjithmonë me fytyrë terri të akuzuar gjithmonë dhe bën pushtet frikë”, u shpreh ai.

Në fund, analisti thotë që edhe pse kanë shkaur dy dekada kriminelët vazhdojnë të urrehen ndërsa Xhemajli vazhdon të rritet e nderohet.

U zbuluan ose jo vrasësit e Xhemail Mustafës ata nuk kanë arritë të jenë asnjë çast njerëz të lirë ta gëzojnë jetën e lirinë sepse frika është sundimtarja e tyre. Dy dekada shkuan dhe kriminelet vazhdojnë urrehen e Xhemajli vazhdon rritet e nderohet”, tha Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat