Bashkimi Europian t’i dënojë thirrjet luftënxitëse të Serbisë!

Politika

Bashkimi Europian t’i dënojë thirrjet luftënxitëse të Serbisë!

Nga: A.Z Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Zyrtarët të Bashkimit Europian duhet të harxhojnë më shumë kohë në njohjen e politikës dhe diplomacisë serbe ndaj Kosovës, para se ta qortojnë Kosovën, vlerëson eksperti çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi.

Eksperti bën thirrje që Bashkimi Europian t’i dënojë thirrjet luftënxitëse të Serbisë dhe t’i kërkojë me këmbëngulje ndryshimin e retorikës përçmuese dhe t’i shohë drejtuesit e shtetit serb me fytyrën që e kanë, si kriminel, siç është Vuçiqi.

Peter Stano zëdhënës i BE-së e ka ftuar Prishtinën të shqyrtojë përsëri vendimin me të cilën ia ndaloi hyrjen në Kosovë shefit të ekipit negociator të Serbisë Petkoviçit.

Stano deklaroi se vizita e Petkoviçit në Kosovë ishte e paralajmëruar dhe në harmoni me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

"E dimë se vizita e Petkoviçit ishte e paralajmëruar në mënyrë adekuate dhe në harmoni me marrëveshjen për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve. E ftoj Kosovën, që të shqyrtojë vendimin e saj dhe të lejoj vizitën Petkoviçit”, tha ai.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se Kosova si shtet ka pavarësi në qëndrimet e veta, përveç kësaj, ai ka përmendur disa fakte se pse Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë.

Sipas juristit, kjo ndodhë sepse, shteti serb po i referohet shtetit tonë në dokumentacion dhe ne deklarime në Kosovë, si “Kosovë dhe Metohi”, madje po e deklaron Kosovën krahinë të Serbisë.

“Kosova është shtet dhe shteti ka pavarësi në qëndrimet e veta. Duket se Kosova ka fakte pse Petkoviçit nuk iu lejua vizita në Kosovë. Z.Stane, si zëdhënës i UE-së, i dinë këto. Megjithatë, po ia përmendi disa fakte, pse qeveritarët e Beogradit janë kriminel dhe luftënxitës. Dhe pikërisht këtu janë disa prej tyre: 1. Shteti serb dhe Petkoviç si i deleguar i kriminelit Vuçiq e njehë Kosovën si Kosovë dhe Metohi. 2. Në kuadër të legjislacionit është Kosova pjesë e Serbisë. 3. Petkoviç po e deklaron Kosovën si Krahinë jugore të Serbisë”, thotë ai.

Si fakte të tjera, Kelmendi ka përmendur edhe deklaratat e tij se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën.

Ndërsa si zgjidhje e këtyre, ai thekson se Stano duhet të kundërshtojë qëndrimet luftënxitëse ndaj Kosovës, si dhe të kërkojë nga Serbia që ta respektoj Kosovën.

“4. Petkoviç pandërprerë deklaron se minoriteti serb nuk duhet njohur shtetin e Kosovës. 5. Ka kundërshtuar dhe mbrojtur bllokadën e rrugëve në veri dhe pandërprerë mbron kontrabandën serbe në veri. 6. Shpesh deklaron edhe luftë”, thotë Kelmendi.

Ai i bën ftesë Stano, që ta njohë esencën e politikës serbe, dhe duhet t’i kundërshtojë qëndrimet e saj agresive ndaj Kosovës.

"Z. Petër Stano kërkohet të njohë më mirë politikën dhe qeveritarët serbë. Ai duhet të kundërshton qëndrimet luftë nxitëse ndaj Kosovës dhe të kërkojë nga Serbia respektimin e shtetit të Kosovës. Z.Stane e dinë se çdo shtet e mbron shtetësinë e vetë. Kjo është e drejtë e pakontestueshme dhe e njohur ndërkombëtarisht”, përfundon Kelmendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat