“Akulli” spanjoll do thyhet nga presidenca Biden dhe ambasadori amerikan!

Politika

“Akulli” spanjoll do thyhet nga presidenca Biden dhe ambasadori amerikan!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 26 nëntor 2021 Në ora: 08:29
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Madje ajo nuk na i njeh as pasaportat për dallim nga Greqia.

Pak ditë më parë vetë mediat spanjolle si “Objective” i dhanë jehonë të madhe, mundësisë së njohjes së Kosovës nga ky shtet.

Në shkrimin e publikuar nga kjo media, thuhet se qeveria e Pedro Sánchez po përgatit një kthesë historike në qëndrimin e Spanjës për Kosovën se po përgatit njoftimin që do të përfshijë njohjen e parë de facto të këtij territori ballkanik që nga Shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

E sipas gazetës “Objektive”, burime diplomatike sigurojnë se mund të jetë hapja e një zyre tregtare apo kulturore në kryeqytetin e Kosovës, pa nënkuptuar njohjen e plotë, por nga Zyra për Informim Diplomatik (OID) kanë thënë se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin dhe se të tjera gjëra janë duke u studiuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat