Analistët paralajmërojnë Kosovën/Ky është plani që po kurdisin Serbia dhe Rusia

Politika

Analistët paralajmërojnë Kosovën/Ky është plani që po kurdisin Serbia dhe Rusia

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 27 nëntor 2021 Në ora: 08:35
Aleksandar Vuçiq, Vladimir Putin

Kosova mbetet ende në bisedime me Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale, e cila sipas përpjekejeve amerikane, europiane-perëndimore dhe shqiptare, pretendon njohjen reciproke mes dy vendeve.

Mirëpo, në mungesë të kësaj marrëveshje është Serbia, e cila po vazhdon të lobojë në dëm të Kosovës duke bashkëpunuar për këtë gjë edhe me Rusinë.

Serbia dhe Rusia njihen që kanë një bashkëpunim të ngushtë mes veti për të dëmtuar Kosovën.

Kështu, javën që po lëmë pas një ngjarje mori vëmendjen e opinonit publik duke sjellur debate dhe reagime nga liderët e shtetit.

Ishte presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila zbuloi se Serbia ka kushtëzuar disa vende afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.

Ajo këto deklarata i bëri në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax që po mbahet në Kanada ku tha se vendet autokrate si Rusia kanë abuzuar me situatën e pandemisë dhe shpërndarjen e vaksinave.

“Rusia ka dërguar shumë vaksina ruse në Serbi. Serbia është e interesuar që ta luftojë Pavarësinë e Kosovës, derisa shumë vende në Afrikë nuk kishin vaksina. Serbia ka përdorur vaksinat ruse duke i dërguar në disa vende në Afrikë duke iu thënë se do t’iu japim vaksina nëse do ta çnjihni Kosovën”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Ndërsa analistët politik për “Bota sot”, thonë që institucionet e Kosovës duhet të marrin parasysh çdo veprim që ndërmarrin Serbia dhe Rusia pasi mund të rrezikojë gjithë Ballkanin.

 

Qarri: Ndikimi i përbashkët i Rusisë dhe Serbisë mund të dëmtoj Kosovën

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, thotë që Serbia gjithmonë së bashku me Rusinë kanë keqpërdorur krizat pandemike për të rrezikuar Kosovën nga përfshirja e tyre.

Image
Gani Qarri

 “Duke pasur parasysh faktin se siç u dëshmua së fundmi nga manipulimi i Serbisë me vaksinat ruse në vendet afrikane dhe ato të Azisë, elementi sllavo-rus, nuk heziton të keqpërdorë as krizat pandemike dhe katastrofat shëndetësore e humanitare në botë, që ta luftojë sa më tepër Pavarësinë e Kosovës. Qeveria dhe shteti ynë, duhet të rrisin urgjentisht kapacitetet diplomatike dhe të ndërmarrin sa më parë veprimet e koordinuara mbrojtëse me vendet mike si SHBA-ja etj”.

Kur dihet se Serbia dhe Rusia nuk marrin në konsideratë as pandemitë dhe krizat shëndetësore e humanitare. Për aq më tepër Serbia okupatore edhe në ditët kur nga OKB-ja bëhej thirrje për solidaritet mbarë ënë luftën kundër Covid-19, shfrytëzoi edhe dërgimin e vaksinave ruse që vet i kishte marrë falë nga Rusia, si kushtëzim për tërheqjen e pavarësisë ndaj vendit tonë, akt primitiv që edhe sipas ligjeve ndërkombëtare është i dënueshëm dhe shkel në mënyrën më drastike, të gjitha parimet e të drejtës humanitare e njerëzore në botë”, thotë Qarri.

Më tej, ai shton që marrëveshja e Uashingtonit ia kishte ndaluar Serbisë të lobonte në dëm të Kosovës dhe kjo tashmë është shfuqizuar, atëherë ajo ka rrugën hapur së bashku me Rusinë të mundohet të dëmtojë Kosovën në vazhdimësi.

“Për këtë arsye edhe presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani deklaroi publikisht nga Kanadaja se në disa vende të Afrikës, Serbia në kohën më të rëndë, kur ato kalonin krizën më të madhe për mungesë vaksinash, dërgoi vaksina ruse, në këmbim të ç‘njohjes së Kosovës edhe pse sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Uashington, Serbia e kishte të ndaluar të ndërmerrte veprime të tilla kundër Republikës së Kosovës. Madje presidentja e Kosovës, këto deklarata i bëri publikisht në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax që po mbahet në Kanada, duke theksuar me të drejtë se, njëjtë si shtetet tjera autokrate si Rusia, edhe Serbia keqpërdori rëndë situatën e pandemisë, duke abuzuar me një gjendje kaq emergjente dhe kushtëzime për ç`njohjen e Kosovës, në këmbim të dërgimit të vaksinave, në krizën më të madhe, kur bota kërkonte publikisht solidaritet ndërkombëtar”, thotë analisti.

Nga ana tjetër, ai shprehet se duhet të pengohet ndikimi i Serbisë dhe Rusisë në Ballkan pasi mund të kemi pasoja katastrofale sidomos ne si shtet i vogël.

“Ndaj ashtu siç u shpreh edhe presidentja jonë zonja Vjosa Osmani, Serbia duke keqpërdorur vaksinat ruse për të kushtëzuar vendet afrikane me mungesë vaksinash, për çnjohjen e Kosovës, përveç nga Serbia, interesat shqiptare në Ballkan, po rrezikohen hapur edhe nga diplomacia ruse edhe në gjendje të tilla të rënda shëndetësore e humanitare, prandaj duke pasur parasysh kushtëzimin e vënë vendeve në Afrikë dhe Azi, të cilat vërtet kishin nevojë të madhe për ndihmë dhe sigurimin e vaksinave të mjaftueshme”, mund të merret lehtë me mend se çfarë pasojash katastrofale mund të kemi edhe ne si shtet i vogël, në të ardhmen e afërt, nëse nuk pengohet rritja e ndikimit serbo-rus në Ballkan dhe rajon, kur dihet se ato nuk marrin në konsideratë as pandemitë dhe krizat shëndetësore e humanitare”, theksoi Gani Qarri për “Bota sot”.

Mulliqi: Faktorizimi i Serbisë, e ndihmoi të shkaktonte gjenocid

Ndërsa analisti tjetër politik, Skënder Mulliqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që ndikimi i Rusisë në Evropë është zbehur pasi në pushtet të SHBA-së erdhi Joe Biden.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, Rusia dhe Serbia nuk i bënë vetëm Kosovës kërcënime për destabilizim.

“Me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, Rusia e diktatorit Vladimir Putin nuk pati mundësi të bëjë asgjë për aleatin e saj natyror Serbinë hegjemoniste, e cila u bombardua nga NATO-ja si shkaktare e dhunës dhe vrasjeve të mijëra njerëzve në Bosnje dhe në Kosovë. Edhe pse Rusia u përpoq ta ndihmojë regjimin kriminal të Millosheviqit, nuk e kishte forcën ta ruajë hegjemoninë ruso-serbe në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse hyn forcat ruse në Aeroportin e Prishtinës, si pretendim strategjik i tyre, kjo nuk pati jetëgjatësi. Më duket se Rusia filloi paksa ta kthej ndikimin politik në rajon me ardhjen në krye të Amerikës, të Donald Trumpit, që është përfolur shumë në opinionin amerikan”, potencon Mulliqi.

Analisti në bisedë e sipër përmend deklaratën e presidentes Osmani duke thënë që ishte një nga deklaratat më me vend dhe që i është në sy të gjithë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili u mbajt në Kanada.

“Ofenziva e politikës ruso-serbe ndaj Ballkanit filloi shumë të bie me ardhjen për presedent të SHBA-ve , të Joe Biden. Dihet paraprakisht për Marrveshjen e Uashingtonit, e cila marrëveshje fuqizon më shumë Serbinë në rajon politkisht dhe ekonomikisht. Një faktorizim i tillë i Serbisë, e cila shkaktoi gjenocid është i papranueshëm. Dihet së Rusia dhe Serbia janë të interesuar jetikishtë që të luftohet pavarësia e Kosovës, aty ku munden duke përdorur qdo metodë dhe mjet për tia arritur qëllimit”, thotë analisti.

Në fund, analisti thotë se Rusia dhe Serbia nuk i bënë vetëm Kosovës kërcënime për destabilizim. Ato kërcënuan Malin e Zi me ngjarjet në Cetinje dhe në Bosnje.

“Këto dy shtete po i sinkronizojnë politikat antishqiptare, duke na kërcnuar edhe me luftë në veri të vendit, për ndërhyrje edhe ushtarake për ndarje të Kosovës, përmes Asociacionit. Në veri kur Vuçiqi kishte sjellë trupat ushtarake, ishte pa edhe ambsadori i Rusisë në Beograd, që flet pikërisht për çështjen e Rusisë për intervenim në veri të Kosovës. Rusia dhe Serbia nuk i bënë vetëm Kosovës kërcënime për destabilizim. Ato kërcënuan Malin e Zi me ngjarjet në Cetinje dhe në Bosnje, përmes Dodikut i cili po kërkon shkëputjen nga kjo republikë”, përfundoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat