Ndalimi i vizitës së ministrave të Kosovës nga Serbia, Hasani kërkon reagimin e Brukselit

Politika

Ndalimi i vizitës së ministrave të Kosovës nga Serbia, Hasani kërkon reagimin e Brukselit

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:40
Refik Hasani

Gjatë mëngjesit të sotëm u bë e ditur që ministrat e Qeverisë së Kosovës, Liburn Aliu, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku nuk mund ta zhvillojnë viztën e tyre të planifikuar në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Ministrat e Qeverisë së Kosovës kishin planifikuar që ta vizitojnë Kosovën Lindore më  27 dhe 28 nëntor, por një gjë e tillë nuk po lejohet nga Serbia.

Lidhur me këtë, profesori Refki Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, për refuzimin e vizitës së ministrave, ka thënë se duhet të reagojë Bashkimi Evropian.

Ministrat, Liburn Aliu, Hekuran Murati, Hajrullah Çeku,Minstrja Arbërie Nagavci, kishin parashtruar kërkesë dhe iu refuzohet kërkesa për këtë vizitë.  Për këtë do të duhej të reagon Brukseli, sepse Ministrat, e përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, vizitojnë Kosovën”, ka thënë ai.

Më tej, profesori ka thënë së shqiptarët e Kosovës Lindore janë të diskriminuar.

“Serbia, ua ndalon përdorimin e Flamurit dhe simboleve tjera, ka hequr dhunshëm Lapidarin e UÇPMB-ës, po pasivizon adresat që është një vazhdim i pastrimit etnik, në këtë krahinë shqiptarë ka diskriminim dhe është rajoni më i pazhvilluara në Evropë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat